E rëndë në Tiranë, burri rrëzohet pa ndjenja pranë Ambasadës Amerikane

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.01.2023, 21:26

Duket se pasditja e sotme ka qenë e mbushur me ngjarje të rënda.

Pas aksidentit fatkeq me tre viktima në Rrugën e Arbrit, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë.

Një person i seksit mashkull është gjetur në tokë pa ndjenja nga kalimtarët pranë Ambasadës Amerikane në Rrugën e Elbasanit.

Nuk dihet me saktësi se çfarë mund t’i ketë ndodhur, por nga pamjet shikohet se kanë qenë kalimtarët e rastësishëm ata që janë afruar ndërkohë që ende nuk duket ambulanca.

Ndërkohë nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit