Kometa që iu afrua Tokës në epokën e Neandertalit, vjen të na vizitojë sërish! Mbajini sytë nga qielli

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 19:52

Viti i ri nis me një ‘vizitor’ nga e kaluara, pasi një kometë që i ishte afruar Tokës në epokën e Neandertalit do të jetë sërish pranë planetit tonë në janar.

Kjo është kometa C/2022 E3 (ZTF), e cila u zbulua nga një teleskop në Kaliforni në mars të vitit 2022, mund të duket me sy të lirë deri në fund të muajit.

Kometa do të "vizitojë" së pari Diellin: do të bëjë afrimin më të afërt më 12 janar, në një distancë prej rreth 160 milionë kilometrash prej tij. Më pas do t'i afrohet planetit tonë ku pritet të arrijë distancën më të afërt prej 42 milionë km më 1 ose 2 shkurt.

Kometa vlerësohet të ketë një periudhë prej rreth 50,000 vjetësh, që do të thotë se herën e fundit që iu afrua Tokës, Neandertalët ishin ende gjallë dhe paraardhësit tanë Homo sapiens ishin shfaqur gjithashtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit