Nga selfie e Infantinos te buzëqeshja ‘vesh më vesh’ e vajzës së Pele/ Çfarë nuk u pa nga ceremonia mortore e ‘mbretit’ të futbollit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 16:09

Nuk është "një moment i trishtuar" siç e quajti shefi i FIFA-s, Gianni Infantino. Për disa dhe për veten e tij, pelegrinazhi popullor në trupin e Peles, në stadiumin e Santos, shkaktoi reagime të forta. Mijëra njerëz erdhën në stadium për t'i bërë nderimet e fundit futbollistit legjendar, pak orë para varrimit të tij, ndërsa vdekja e tij ka shkaktuar emocione në mbarë botën.

Megjithatë, kishte nga ata që pelegrinazhin popullor e ngatërruan me një festë, duke mos e fshehur entuziazmin për mundësinë që kishin për të pasur një rol të privilegjuar në lamtumirën e Peles.

Në qendër të fushës, ku ishte vendosur trupi i Peles, u gjend familja e tij. Djali i tij Edinho, një ish-portier i Santos, dhe dy vajzat e tij. Familja vendosi të bënte një foto përkujtimore të ngjarjes.

Edhe vajza e Peles është duke buzëqeshur duke shkaktuar reagime për qëndrimin e saj.

Mundësia u shfrytëzua edhe nga Gianni Infantino, i cili me rolin e tij institucional u gjend pranë bërthamës së ngushtë të familjes dhe ishte ndër të parët që doli në vendngjarje.

Presidenti i FIFA-s shihet qartë në foto duke bërë një selfie me celularin e tij, së bashku me njerëzit që qëndrojnë rreth arkivolit.

“Ndjejmë emocion të madh, sepse Pele është një simbol i futbollit botëror. Nuk e pashë të luante, por e gjithë bota e di se kush e ka bërë. FIFA dhe të gjitha Konfederatat do t'i bëjnë homazhe atij me një minutë heshtje në ndeshje. Një akt më i rëndësishëm do të jetë t'u kërkohet 211 anëtarëve të FIFA-s që të emërtojnë një stadium me emrin Pele, në mënyrë që pas 30, 40, 50 vitesh të gjithë ta dinë ende rëndësinë e tij, sepse është i përjetshëm. FIFA me siguri do ta nderojë ‘mbretin’ ashtu siç e meriton”, tha Infantino.

Në një foto tjetër, megjithatë, ai duket se po dëgjon me buzëqeshje gruan e Peles, e cila duket e shkatërruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit