“Mos më lër si lakuriq”/ Stresi ‘i përgjërohet’ Kejsit: Po je burrneshë, ma ço një mesazh!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.01.2023, 18:49

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, banor i Big Brither Vip Kosova, i ka drejtuar një mesazh ish-gruas së tij Kejsi.

Ai i ka kërkuar asaj që t’i dërgojë një mesazh dhe t’i sqarojë pozitën e saj, nëse do donte të vazhdonte më me të apo jo.

Ky mesazh i Stresit vjen pasi, siç edhe ai e tha vetë, nuk ndihet i sigurtë nëse do i rezistojë ndenjave që mund të lindin me ndonjë banore brenda shtëpisë.

“Është shumë histori e ndërlikuar kjo e imja. Jam midis një zjarri shumë... Po ma ke thënë jashtë nuk dua më, edhe unë të kam thënë nuk dua më, kemi kontaktuar prap. A je burrneshë, çoje pra një mesazh, thuaj Kedi të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua si lakuriq me krye var.

Unë jam kam frikën këtij reality show shumë se e di ça do të thotë me të ardh një çikë shumë e mirë e më u pleks me të. I tutem shumë ndenjave”, tha Stresi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit