E pëson Nusreti/ FIFA urdhëron hapjen e hetimeve pasi hyri në fushë dhe preku kupën

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.12.2022, 17:13

FIFA u detyrua të distancohej pas trazirave për praninë e shefit të famshëm Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, në fushë pas fitores së Argjentinës në penallti kundër Francës.

Në foto duket Nusreti duke mbajtur trofeun e Kupës së Botës dhe duke kërkuar të fotografohet me disa lojtarë, ku më i dalluari është Lionel Messi. Fotot, që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, u kritikuan pasi lojtarët u shfaqën të hutuar, madje të zemëruar, në përpjekjet e tij për t'u bërë pjesë e festimeve.

Megjithatë, FIFA kishte refuzuar të komentonte incidentin deri të enjten. Duke thyer heshtjen, një zëdhënës i saj tha: “Pas shqyrtimit, FIFA zbuloi se individët fituan akses të paautorizuar në fushë pas ceremonisë së mbylljes në stadiumin Lusail më 18 dhjetor. Do të merren masat e duhura”.

Nga pamjet që janë bërë virale, Salt Bae shihet se është i veshur me akreditimin zyrtar të FIFA-s në fushë. Ai iu afrua dy herë Messit, duke tentuar të bënte një foto, por lojtari u largua. Megjithatë, duket se më në fund ia arriti qëllimit pasi më vonë postoi një foto të tyre së bashku në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Rregulloret e FIFA-s kufizojnë hyrjen në stadium në rast festash dhe lejojnë vetëm fituesit dhe krerët e shteteve të prekin trofeun. Organizata konfirmoi se prania e Nusretit ishte e paautorizuar!

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Gianni Infantino, vizitoi restorantin e shefit të kuzhinës në Katar gjatë Kupës së Botës dhe tha: "Futbolli bashkon botën dhe Nusreti gjithashtu bashkon botën".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit