Murgesha denoncon orgjitë: Prifti më detyroi të bëja treshe në emër të Trinisë së Shenjtë!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 20.12.2022, 19:53

Prifti Marko Ivan Rupnik, i cili është i afërt me Papa Françeskun, akuzohet se ka bindur 20 murgesha që të bëjnë seks me të, rreth 30 vjet më parë. Murgesha që e denoncon rastin thotë se prifti Rupnik arriti që ta bindë atë dhe murgesha të tjera që të bëjën treshe, por edhe të shikonin materiale pornografike, në emër të Trinisë së Shenjtë.

Mediat e huaja shkruajnë se akuzat përkojnë me kohën kur Rupnik tani 68 vjeç, ishte drejtor i një manastiri në Slloveni. Ish-murgesha, tani 58-vjeçare, pretendon se çështja ishte mbyllur nga Vatikani, por tani akuzat kanë dalë në dritë dhe kërkohet dënimi i tij.

“Atë Marko ngadalë dhe ëmbël filloi të pushtonte botën time psikologjike dhe shpirtërore, duke përfituar nga gjendja emocionale”, tha ajo.

Ajo thotë se duke shfrytëzuar marrëdhënien me Zotin, ai e ka shtyrë të ketë eksperienca seksuale me të, por edhe me murgesha të tjera. Pasi kishte bërë seks me të, ai e kërcënoi që të mos e hapte gojën gjatë qëndrimit të saj në manastirin e tij nga viti 1987 deri në vitin 1994.

Murgesha pretendon gjithashtu se ka bërë përpjekje të përsëritura për ta denoncuar këtë rast, por shkallët më të larta të priftit jezuit e mbrojtën atë. Ankesa e parë ndaj tij, është bërë në vitin 1994 në Slloveni, por komuniteti jezuit preferoi heshtjen, pasi ai fitoi admirim ndërkombëtar për punën e tij.

Pretendimet e murgeshës, bënë që dje bën Urdhri i Jezuitëve të Papa Françeskut t'u kërkojë viktimave të tjera të paraqesin ankesa kundër Rupnik. Ai u shfajësua nga Vatikani dy herë, pavarësisht dëshmive të grave që pretendonin se i abuzonte seksualisht dhe shpirtërisht. Ndërkohë jezuitët kërkuan prova të reja kundër Rupnikut për të mbuluar skandalin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit