Fotot përrallore/ Gjithçka çfarë ndodh brenda anijes lundruese më të madhe në botë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.12.2022, 12:38

Me një gjatësi prej 326 metrash dhe një gjerësi prej 65 metrash “Wonder of the Seas’ është cilësuar si anija më e madhe në botë.

Ajo bëri udhëtimin e saj të parë më 4 mars nga Fort Lauderdale, Florida me destinacion Karaibe, dhe më pas lundroi në Evropë nga porti i Barcelonës. U deshën më shumë se tre vjet për t'u ndërtuar dhe është anija e pestë e lundrimit në serinë Oasis të Royal Caribbean.

Njëzet e katër ashensorë i çojnë pasagjerët lart e poshtë në dhomat e tyre, që ofrojnë dhjetëra opsione për argëtim, aktivitete dhe ngrënie.

Fëmijët nuk ndalojnë së luajturi në Wonder Playscape, një park "nënujor" plot me rrëshqitje, shpella, mure ngjitjeje dhe lojëra me mundësi të pafundme.

Për të marrë rrezet e diellit ka tre pishina dhe dhjetë vaska me ujë të nxehtë, duke përfshirë pishinën Solarium, një kopsht/klub panoramik vetëm për të rriturit, i vendosur në pjesën e përparme të anijes.

Ndërsa për të ngrënë brenda saj mund të gjeni plot 32 restorante me ushqime të vendeve të ndryshme.

Wonder of the Seas ofron lundrime 7-ditore dhe 8-ditore në Karaibet Lindore dhe Perëndimore. Për shembull lundrimi radhës i saj do të nisë në 29 janar dhe do të jetë me 7 netë fjetje. Do të kushtojë 880 dollarë për person dhe do të niset nga Port Canaveral, Florida për në Labadee, Haiti, një vendpushim ekskluzivisht për klientët Royal Carribean.

Më pas ajo do të udhëtojë në kryeqytetin e Porto Rikos, San Juan, në ishullin Sant Thomas në Ishujt e Virgjër dhe CocoCay në Bahamas. Lundrimet e tjera përfshijnë destinacione të tilla si Sant Martins, Xhamajka dhe Costa Maya e Meksikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit