Modelja flet për disavantazhet e të qenurit e bukur dhe ndikimin negativ në jetën e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.12.2022, 01:02

Një modele dhe biznesmene ka folur për barrën e të qenit e bukur dhe se si kjo ka ndikuar negativisht në jetën e saj.

Emily Adonna postoi një video në TikTok-un e saj, duke zbuluar se ‘privilegji i bukur’ nuk është ai që mendohet të jetë.

Kur iu përgjigj një pyetjeje mbi këtë temë, modelja pranoi se të qenurit e bukur i ka dhënë asaj një mori mundësish por kjo ka një çmim.

Privilegji i bukur është një gjë, nuk jam këtu për ta mohuar këtë. Por vjen me disavantazhe. Nuk kam qenë kurrë në një punë ku nuk më kanë ngacmuar. Rrallë kam qenë në situata sociale ku nuk më kanë ngacmuar. Njerëzit zakonisht nuk e marrin 'jo' si përgjigje me mua, sepse mendojnë se jam diçka për t'u ngacmuar e prekur. Njerëzit nuk pyesin para se të më prekin në publik, e bëjnë këtë shpesh.

Bukuria e saj e ka dëmtuar ndonjëherë edhe punën e saj.

Një herë nuk më dhanë një mundësi biznesi sepse më thanë se isha shumë e re dhe e bukur. Ata menduan se kjo do të ishte shpërqendruese për njerëzit e tjerë në industri.

Adonna tha se ngacmimi e shtyu atë të shkatërronte standardet e bukurisë së shoqërisë, pasi ajo bëri “piercing” në hundë dhe tatuazhe me duar.

Modelja filloi të vinte re se ajo trajtohej ndryshe në moshën gjashtë vjeçare ku një mësues filloi ta ngacmonte duke i dërguar letra dashurie.

Adonna gjithashtu vuri në dukje se për shkak të pamjes së saj, njerëzit shpesh e shohin atë si "objekt seksual” dhe ndihen të lirë për ta prekur. Por modelja e cila është edhe nënë thotë se diçka e tillë e ka stepur nga daljet dhe është më pak e prirur të largohet nga shtëpia këto ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit