4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2022, 20:02

Duke filluar nga 1 tetori 2023, operatorët e telekomunikacionit në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, angazhohen të ulin tarifat e shërbimit data roaming për qytetarët dhe bizneset.

Si një nga investitorët më të mëdhenj në tregun e telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor, 4iG Group, investitor i ALBtelecom dhe One Telecommunication në Shqipëri, së bashku me One Crna Gora në Mal të Zi, mbështeti nismën e lëvizjes ndërkufitare, duke nënshkruar Marrëveshjen Roaming në samitin digjital të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, më 6 dhjetor.

Në epokën që jetojmë, teknologjia eleminon kufijtë midis kombeve evropiane. Duke pasur interes të konsiderueshëm në tregun e Ballkanit Perëndimor, ne mbetemi shumë të fokusuar në integrimin ekonomik të këtij rajoni me Bashkimin Evropian dhe në avancimin e zhvillimeve që synojnë integrimin e mëtejshëm, veçanërisht në fushën e telekomunikacionit dhe TIK-ut” – tha Péter Fekete, CEO i Grupit të 4iG.

Angazhimi i operatorëve të telekomunikacionit, sipas Deklaratës, kontribuon në forcimin e lëvizshmërisë ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor, si dhe përmirëson dhe thjeshton lidhjen e qytetarëve dhe bizneseve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo marrëveshje është rezultat i investimeve disavjeçare rrjet dhe infrastrukturën e nevojshme për t'u lidhur me rajonin dhe për arritur shërbimet mira roamingut.Përvoja e tregut shqiptar dhe zhvillimi teknologjik ofrojnënjohuri shkëlqyera për partnerët tanë për përdorurshërbimet e telekomunikacionit dhe TIKut për zhvillimin e mëtejshëm potencialit ekonomisë rajonale” – tha Emil Georgakiev, CEO i One & ALBtelecom, Shqipëri.

Deklarata për Roaming e nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit mbështetet nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të nismës "Roam Like at Home-Fol si n’shpi" si në BE ashtu edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje kërkojnë të gjejnë një qasje të koordinuar për të kontribuar në oferta efektive dhe të nevojshme për konsumatorët që udhëtojnë midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Operatorët e telekomunikacionit, në bazë të Deklaratës, do të konsiderojnë të prezantojnë gradualisht planet tarifore dhe opsionet për të reduktuar tarifat shtesë të data roaming-ut ndërmjet BE-së dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në të dy drejtimet, nga të cilat duhet të përfitojnë qytetarët dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e BE-së.

Ulja e tarifave të roaming-ut fillon në datën 1 tetor 2023. Bazuar në Deklaratë, do të miratohet njëzëri një përshkallëzim për çmimin tavan të shitjes me pakicë dhe do të shpallet jo mëvonë se deri më 1 maj 2023. Ulja e parë e ndjeshme e çmimeve të data roaming-ut do të ketë efekt që nga 1 tetori 2023.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar tashmë në rajon "Roam like at home" në korrik 2019 dhe plotësisht“Roam Like at Home” në korrik 2021, një angazhim që konsistonte në reduktimin gradual dhe eliminimin e mëvonshëm të tarifave shtesë për roaming midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit