Mëngjesin e djeshëm një polic grek ka qëlluar me armë ndaj një 16-vjeçari rom i cili u largua nga një karburant pa paguar.
I mituri ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërkohë që polici ka deklaruar se ai ka qëlluar pasi i mituri i ka sulmuar.
Clashes continue between police and protesters in Exarchiea. #16χρονος #Θεσσαλονικη #ρομα #antireport #Εξάρχεια pic.twitter.com/wvVt00Q1un
— Partizan Yunanistan (@partizanGreece1) December 5, 2022
Plagosja e të miturit ka ngjallë reagimin e ashpër të grekëve dhe komunitetit rom.
Pak para orës 10:30, miq dhe të afërm të 16-vjeçarit rom kanë sulmuar forcat e policisë me shkopinj, gurë dhe sende të tjera, ndërsa policia ka reaguar me përdorimin e kufizuar të gazit lotsjellës.
Barricades are being rebuilt in Exarchie. Protests continue. #16χρονος #Θεσσαλονικη #ρομα #antireport #εξαρχεια pic.twitter.com/7t51NHjvFG
— Partizan Yunanistan (@partizanGreece1) December 5, 2022
Romët kanë vënë zjarre në kazanët dhe kanë ngritur barrikada në rrugën jashtë gjykatës ndërsa e kanë quajtur policinë “vrasëse”.
Tension ka patur edhe në rrugën Pontou në perëndim të Selanikut, ku kanë ndodhur incidente të rënda mes grupeve rome dhe forcave të policisë.
Protests have started in Athens Exarchiea for the 16-year-old boy who was shot by the police in Thessaloniki. #16χρονος #Θεσσαλονικη #ρομα #antireport pic.twitter.com/8hHrx6aFBQ
— Partizan Yunanistan (@partizanGreece1) December 5, 2022
Më konkretisht, rreth 100 romë të cilët u gjetën pranë godinës së zyrës së Metagogon në Selanik, ndezën zjarre në rrugën Pontou, ngritën barrikada, si dhe dogjën një sasi të madhe plastike. Shumë prej tyre ishin të armatosur dhe qëllonin nëpër rrugët e ngushta të zonës drejt policisë.
📌 For the 16-year-old Roma boy who was shot in the head by the police in Thessaloniki, Greece on November 5, Roma protest the Greek state and police in Athens. #16χρονος #Θεσσαλονικη #ρομα #antireport #εξαρχεια #Greece #alexisgrigoropoulos pic.twitter.com/xBHphzRZ4P
— Partizan Yunanistan (@partizanGreece1) December 6, 2022
Ata i kanë vënë flakën edhe dy mjeteve ekskavator. Në vendngjarje janë gjetur forca të shumta policie, ndërkohë që është dhënë alarmi tek Shërbimi Zjarrfikës, i cili po dërgon forcat në vendngjarje. Oficerët e policisë janë kundërpërgjigjur me përdorimin e kimikateve dhe goditjeve me blic.
#antireport #ACAB Τα ΜΑΤ χτυπάνε τον πατέρα του 16χρονου έξω απο τα δικαστήρια. Άγρια επίθεση των ΜΑΤ σε Ρομά φίλους και συγγενείς του 16 χρονουΚώστα Φραγκούλη έξω από τα δικαστήρια. Τα ΜΑΤ δε διστάζουν να χτυπήσουν και τον πατέρα του παιδιού.#Θεσσαλονικη pic.twitter.com/bwuxlupF4s
— V E L O C I T Y 🏴Ⓐ (@Sacco_69) December 6, 2022