Nuk kemi bërë seks për 15 vjet dhe se kam parë gruan as të zhveshur. Është koha që ne të ndahemi?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.12.2022, 13:42

Burri: Unë jam i martuar për më shumë se 30 vjet, por gruaja ime është shprehur shumë kohë më parë se ajo nuk dëshiron marrëdhënie seksuale dhe ne nuk kemi bërë dashuri për 15 vitet e fundit. Edhe më parë, seksi ishte i rrallë. Besoj se gruaja ime e urren trupin e saj. Madje nuk e kam parë as të veshur plotësisht për gjithë këto 15 vjet, sepse ajo bën dush pas dyerve të mbyllura dhe fle veçmas (për shkak të gërhitjes sime).

25 vite më parë ishim shumë të lidhur dhe ishte e mrekullueshme të ndihesha i dashuruar, por për hir të fëmijëve marrëdhënia jonë stopoi. Unë azhdova karrierën time dhe sigurova familjen. Tani jam në të 60-at e mia dhe i dëshpëruar.

Unë dua të ndihem i dashuruar dhe të kem marrëdhënie intime me gruan time. E di që kjo tingëllon patetike, por ndihem i dëmtuar nga e gjithë kjo, sepse jam dëshpërimisht i vetmuar dhe i zemëruar. Zemërohem kur gruaja ime u flet njerëzve për martesën tonë, sepse është një mashtrim. Nuk dua të prish familjen, por nuk di çfarë të bëj tjetër.

Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste me bazë në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale: Më vjen shumë keq që po ndjen kaq dhimbje, dëshpërim dhe mall. Shumë njerëz në situatën tuaj thjesht e ndajnë jetën e tyre dhe kanë lidhje dhe marrëdhënie të jashtme dhe do të ishte e kuptueshme nëse kjo do të ishte diçka që ju po mendonit, pavarësisht nga rreziqet.

Monogamia nuk është e lehtë për askënd. Nëse mendoni se do të ishte e mundur të filloni në mënyrë të sigurt një bisedë të qetë me gruan tuaj, në të cilën mund të ndani ndjenjat tuaja në një mënyrë jo fajësuese, atëherë provoni. Ti meriton të dëgjohesh dhe po ashtu edhe ajo.

Ndoshta ju do të gjeni një rrugë drejt një mirëkuptimi të ndërsjellë të një lloji (që mund të arrihet në mënyrë më të sigurt me ndihmën e një këshilltari të mirë). Pakënaqësia që keni po ju prek po aq sa vetmia dhe zhgënjimi juaj dhe do të ishte e dobishme të kishit ndihmë që të mund ta lini atë të shkojë. Bëjeni misionin tuaj të gjeni mbështetjen dhe mirëkuptimin që ju nevojitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit