Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan për ta shitur, 2 të arrestuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.12.2022, 11:06

Janë arrestuar dy persona të cilët vodhën një automjet me qëllim për ta shitur janë vënë në pranag nga policia e Tiranës. Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan, me qëllim për ta shitur, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve ndaj pronës, pas kallëzimit nga shtetasi F. A., se persona të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin të cilin e kishte parkuar në rrugën “Petraq Leka”, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore disaditore, në bazë të provave të siguruara, u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasve:

– A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F. A. Më pas e kanë dërguar automjetin në qytetin e Durrësit, i kanë hequr targat dhe kanë fshirë numrin e shasisë, me qëllim për ta shitur.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit