I riu shqiptar dyshohet se u ndjek nga serbët në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2022, 22:23

Një i ri shqiptar është sulmuar mbrëmë në veri të vendit.

Në videon që është publikuar nga profesori universitar nga Mitrovica, Alban Zeneli, shihet një i ri teksa vrapon për të shpëtuar nga sulmuesit e maskuar.

Zeneli tha se sipas banorëve ka disa netë që mbrëmjeve në veri nuk ofron askush siguri.

Ai thekson se video është xhiruar mbrëmë rreth orës 22:00 në një rrugë në mes të lagjes “Tre rrokaqiejt” dhe Spitalit në Veri.

Postimi i plotë:

Patriota te Facebookut, linqit publik, e pishtare te barazise, ne Kosoven tone, ne prag te vitit 2023, shiheni se si perndiqet nje shqiptar ne veri, i cili vrapon per ta shpetu koken. Njerezit qe e sulmojne jane te maskuar, nderkohe qe ka disa nete qe sipas banoreve, ne veri mbremjeve nuk ofron siguri askush.

Bile, ne uren e ibrit disa nga banoret jane udhezu mos me shku as ne shtepite e tyre. Videoja eshte incizuar mbreme rreth ores 22, ne nje rruge ne mes te lagjes ‘Tre rrokaqiejt’ dhe Siptalit ne Veri. Policia e ka deklaru sigurisht vetem si kanosje. A e gjithe vemendja jone bartet te nje gjest, te nje ngjarje sportive dhe efektet e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit