Shaqiri: Pas zëvendësimit u grinda me trajnerin, Xhaka “përshëndeti” ata që e provokuan të parët

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.12.2022, 12:12

Xherdan Shaqiri ka folur gjatë për mediat për fitoren me Serbinë dhe ndeshjen e ardhshme ndaj Portugalisë. Ylli i Zvicrës tregon se ishte i zemëruar kur u zëvendësua në ndeshjen e fundit në grup, si dhe flet për gjestin e Xhakës me organet gjenitale ndaj lojtarëve serbë.

Xherdani tregon se në çdo moment që Xhaka dhe ai preknin topin, stadiumi vërshëllente dhe shpërthenin të sharat. Shaqiri shton se në asnjë moment nuk duhet nënvlerësuar Ronaldo, edhe pse një pjesë e tifozëve të Portugalisë e duan në stol.

GOL NË 3 BOTËRORË RADHAZI – “Të jem në të njëjtën ‘tavolinë’ me Ronaldon dhe Mesin është diçka speciale për mua, pasi po flasim për dy lojtarët më të mirë në botë. E dija që në vitin 2018 se çfarë do të na priste. E doja sërish një gol ndaj Serbisë dhe jam i lumtur që ai erdhi sërish”.

IRRITIMI TE ZËVENDËSIMI – “E dija që në vitin 2018 se çfarë do të na priste. E doja sërish një gol ndaj Serbisë dhe jam i lumtur që ai erdhi sërish. Në një ndeshje si kjo besoj e kuptoni grumbullin e emocioneve që më përfshijnë, por këtë herë isha edhe më i përqendruar, më i përmbajtur, madje doja që ta luaja deri në fund atë sfidë.

Nuk isha i lumtur, sepse brenda meje besoja se mund ta kishim shënuar edhe një gol, i cili mund të na kishte dhuruar në 1/8-at duelin me Korenë e Jugut. Fakti që Brazili po humbte dhe neve na duhej vetëm një gol për të dalë të parët më nervozoi disi dhe këtë ia thashë edhe trajnerit. Gjithsesi, ai e kuptoi që ishte vetëm një eufori e momentit dhe aty përfundoi gjithçka”.

GJESTI I XHAKËS – “Në atë sfidë mua me Granitin na vërshëllenin sa herë që preknim topin. Por unë ia tregova pas golit duke i vënë në heshtje, ndërsa për sa i përket Xhakës mendoj se i dërgoi përshëndetjen dikujt që do ta ketë provokuar i pari”.

RONALDO – “Kini kujdes kur jepni për “të vdekur” një si Kristiano Ronaldo. Për mua, ai së bashku me Messin mbeten lojtarët më të mirë në botë. Një si Ronaldo mund të të shënojë në çdo sekondë të ndeshjes, edhe kur nuk vihet në kushtet e duhura.

Mund të jetë 37 vjeç, por me eksperiencën që ka nuk të lë kurrë të qetë psikologjikisht, prandaj të mos flasim të tilla budallallëqe, por të jemi të përqendruar maksimalisht. Edhe pse Zvicra ime e ka treguar se nuk i trembet Portugalisë dhe askujt tjetër”, përfundoi Shaqiri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit