Vuçiç bojkotoi Samitin e BE në Tiranë/ Brnabiç: Ia kuptoj dilemën, por duhet të jetë prezent!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.12.2022, 11:37

Disa ditë më parë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh se Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian, që do të mbahet në Tiranë duke shpallur kështu bojkotin.

Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë më 6 dhjetor”, u shpreh Vuçiç.

Por i ndryshëm ka qenë reagimi i kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, e cila tha se presidenti Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar apo jo në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Ajo shtoi se Vuçiç mendon se është e rëndësishme të jetë prezent.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tha kryeministrja Brnabiç dhe shtoi se “shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandri”. Sipas saj “Vuçiç ka zgjedhur këtë mënyrë për të ‘luftuar’ dhe fituar disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”.

Deklarata e Vuçiç për bojkotin e Samitit erdhi pasi Albin Kurti emëroi Nead Rashiqin, një serb etnik dhe anëtar i Partisë Demokratike Progresive, në krye të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për të cilën Serbia thotë se është jokushtetuese. Kjo vjen pasi të gjithë anëtarët e partisë së Listës Serbe dhanë dorëheqje nga mandatet e tyre në shenjë proteste ndaj politikës së targave të Prishtinës.

Madje ai nuk nguroi ta quante edhe vetë Albin Kurtin ‘llum terrorist’.

“Ata zgjodhën llumin më të keq serb, njerëz që nuk kanë respektin e askujt në Kosovë, por gëzojnë besimin e llumit terrorist Albin Kurti dhe agjentëve perëndimorë që i emëruan atje, duke menduar se kështu do ta shkatërrojnë dhe terrorizojnë Serbinë”, tha Vuçiç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit