Jepet alarmi në Britani! 7 fëmijë vdesin nga infeksionet bakteriale në fyt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2022, 11:33

Autoritetet shëndetësore të Britanisë janë në gatishmëri për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve që vdesin nga streptokoku A, infeksion bakterial, simptoma kryesore e të cilit është dhimbja e fytit.

Vdekja e një djali 12-vjeçar është e para e regjistruar në këtë moshë ka shqetësuar komunitetin mjekësor me Sistemin Kombëtar Shëndetësor të Britanisë (NHS) duke u kërkuar prindërve të jenë vigjilentë në rast se shohin ndonjë simptomë të dyshimtë te fëmijët e tyre. Djaloshi 12-vjeçar që ndiqte shkollën në Londër ishte viktima e fundit e streptokokut A , ndërsa Camilla Rose Barnes katërvjeçare është duke luftuar për të qëndruar gjallë në spitalin "Alder Hey Children's Hospital" në Liverpool. Janë mijëra prindër që po mendojnë të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë pasi mjekët u bëjnë thirrje atyre që të kenë kujdes nëse simptomat e fëmijëve të tyre përkeqësohen.

Rritja e rasteve të infeksionit të grupit A në Britaninë e Madhe, me gjashtë fëmijë nën moshën dhjetë vjeç dhe një 12 vjeç që vdesin brenda një muaji, ka alarmuar komunitetin mjekësor, shtohet në raport. Autoritetet shëndetësore theksojnë se rritja e mprehtë e rasteve është kryesisht për shkak të efekteve të pandemisë Covid në sistemin imunitar të fëmijëve, të kombinuara me infeksionet respiratore (gripi, virusi respirator syncytial RSV) që janë në rritje këtë dimër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit