Xhaka rikthen në kryetitujt e mediave serbe Komandantin Adem Jashari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2022, 19:55

“I vendosur, i guximshëm dhe luftarak. Ky është komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari. Duke festuar ditëlindjen e tij, ne e nderojmë atë dhe familjarët e tij që u sakrifikuan për lirinë tonë. Ai hyri një herë në histori për të qëndruar përgjithmonë dhe për t’u kujtuar veçanërisht në 28 Nëntor me flamurin shqiptar dhe festën e Pavarësisë. Një ditë dhe tre data historike. Adem Jashari është heroi i fëmijërisë sonë”, e citon gazeta serbe “Danas” presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila bëri nderimet e saj në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit.

Kjo gazetë e ka nisur lajmin me citatin e Osmanit për të sqaruar gjestin e mbrëmshëm të Granit Xhakës i cili pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë barti fanellën me mbiemrin “Jashari”.

“Jashari është hero i dinjitetit të popullit shqiptar”, ka shtuar Osmani, në ditën kur 67 vjet më parë lindi Adem Jashari, shkruan tutje kjo gazetë.

Tutje kjo gazetë, e cila njihet për qasjen e saj më liberale në krahasim me mediat tjera serbe që përdorin gjuhë urrjejtëse ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, shkruan se mbiemri Jashari doli në pah pasi Granit Xhaka, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, me fanellën e shokut festoi triumfin ndaj “shqiponjave” në Botëror.

“Komandanti i UÇK-së në Kosovë kujtohet çdo 5 mars kur festohet përvjetori i epopesë së UÇK-së, si ngjarjet treditore që pasuan sulmin e policisë së atëhershme serbe në fshatin Prekaz të Drenicës ku u vra kreu i UÇK-së, Adem Jashari. Me atë rast, shkruan Radio Evropa e Lirë, në shtëpinë e Adem Jasharit janë vrarë më shumë se 50 anëtarë të familjes, përfshirë gra dhe fëmijë. Sulmet filluan më 5 mars 1998 në orën gjashtë të mëngjesit, pasi Prekazi u rrethua. Lufta dhe mbrojtja e familjes Jashari zgjati deri më 7 mars. Sipas të mbijetuarës së vetme, Besarta Jasharit, Ademi vdiq në ditën e fundit të betejës. Shtëpia e Adem Jasharit sot i takon Qendrës Memoriale “Adem Jashari”, ku janë varrosur të gjithë anëtarët e familjes. Ata janë sulmuar nga Serbia, në krye me regjimin e Millosheviqit, edhe në dhjetor të vitit 1991 dhe në janar të vitit 1998. Të gjitha këto sulme ndaj Adem Jasharit ishin një ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë. UÇK-ja bëri luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohet as nga shtrembërimet që po vijnë, as nga mohimet që po bëhen, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 5 mars të këtij viti gjatë nderimit të UÇK-së në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Skenderaj”, shkruan tutje "Danas"..

Në një artikull të publikuar para disa vitesh nga një gazetar nga Vranja, Radoman Jiriq, i cili ka më shumë se tridhjetë vjet që merret me natyrën dhe karakterin e marrëdhënieve serbo-shqiptare, ai thekson se UÇK-ja është themeluar në vitin 1994, por u shfaq në publik në vitin 1996.

Themelues i saj është Adem Jashari (1955) nga fshati Prekaz, me grupin e tij të Drenicës. Në një përballje të ashpër me policinë serbe, ai u vra në mars të vitit 1998 në shtëpinë e tij familjare, së bashku me 56 anëtarë të familjes së tij. UÇK-ja mbuloi tërë Kosovën me zonat operative të Llait, Drenicës, Shalës, Nerodimes, Dukagjinit, Pashtrikut dhe Karadakut.

Ndër themeluesit, përveç Adem Jasharit, shkruan kjo gazetë, janë edhe Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Hashim Thaçi, Agim Çeku, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Bekim Berisha, Agim Ramadani e të tjerë. “Sipas vlerësimeve të Ushtrisë Jugosllave në mars të vitit 1988, UÇK-ja kishte rreth 3000 ushtarë të armatosur dhe rreth 7000 përkrahës të armatosur. Në fejtonin e tij Jiriq shkruan edhe: Vdekja e Jasharit i forcoi shqiptarët në luftën e tyre, kështu që në fillim të verës 1998 UÇK-ja kishte afër 25 mijë pjesëtarë, kontrollonte 40 për qind të territorit të Kosovës, kryente aksione dhe sulmonte çdo ditë, dhe komandanti i ri i saj ishte Hashim Thaçi. Ai do të qëndrojë në atë detyrë deri në shpërbërjen e UÇK-së në vitin 1999”, thekson tutje "Danas".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit