Banorët e Lubotenit përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2022, 18:28

Vazhdon të mbetet i pazgjidhur problemi i kamotshëm i banorëve të Lubotenit me u ujin për pije. Gjatë verës në çezmat e tyre shpesh nuk rrjedh ujë, ndërsa gjatë dimrit ai është kryesisht i turbullt. Për pije nuk e shfrytëzojnë aspak, sepse kanë frikë për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve. Tashmë disa vite zgjidhjen e kanë gjetur tek çezma e fshatit. Dikur, dekada më parë, uji mbushej me shtamba në krua, sot në shekullin 21 qytetarët mbajnë radhë për t’u furnizuar me ujë për pije nga çezma e fshatit. Shtambat janë zëvendësuar me shishe plastike dhe ndërsa karrocat me kuaj që përdoreshin dikur për transport, janë zëvendësuar me vetura bagazhet e të cilave mbushen përplot me shishe.

“Këtu vijmë… ja që kur e kemi sjellë ujin, që në vitin 2010. Uji është më I mirë. Nuk ka kështu ujë askund. Të kërkosh me këmbë të kalit. Unë jam nga Luboteni. Kur bie shi ai nëpër shtëpi turbullohet. Nuk është I mirë për t’u pirë. Atë e kemi vetëm për të larë”, tha një banor.

“ Jo nëpër shtëpi. Ja të gjithë mbushim këtu. Përse mbushni këtu? – Sepse është më i mirë, gëlqere nuk ka. Kur të mbushesh çajnikun në shtëpi me ujë si ky, ja largon gëlqeren. Kur bie shi del I turbullt, por ne kemi puse. Që dhjetë vjet, madje 20 vjet, kemi shkuar atje në vend kemi mbushur, tek burimi. Nuk është i pastër, të vjen neveri ta pish. Nuk është I pastër”, theksoi një banor.

Por nga çezma e fshatit ujë nuk mbushin vetëm banorët e Lubotenit, por edhe ata të komunave të tjera, të cilët gjithashtu ankohen se uji në çezmat e tyre nuk është i pijshëm.

“Jetoj në Hasanbeg. Që 13 vite vij dhe mbush ujë këtu. Nuk pihet uji në Hasanbeg. Unë nuk e pijë dot, sepse i vjen era si ujë tualeti. Ato gypa janë vendosur para viteve 70, apo 65, unë ende s’kisha lindur. Ende ashtu janë. Unë vij çdo 10 ditë. Veturën e mbush plot”, shtoi një banor,raporton alsat.Nga Komuna e Butelit nuk dhanë përgjigje në pyetjen se a janë bërë analiza laboratorike për të ditur saktë nëse uji në shtëpitë e banorëve të Lubotenit është apo jo i pijshëm.

“Ujësjellësi në Luboten është ndërtuar me mjete nga banorët e fshatit dhe ata vetë kujdesen për mirëmbajtjen e vazhdueshme të tij. Komuna e Butelit aktualisht është në fazën e gjetjes së një zgjidhjeje të përhershme për furnizim të vazhdueshëm me ujë të vendbanimeve Lubanc dhe Luboten për çfarë gjithashtu publiku do të informohet”, thonë nga Komuna e Butelit.

Ky problem mbetet i pazgjidhur për disa dekada edhe përkundër premtimeve të shumta, veçanërisht para proceseve zgjedhore kur kandidatët kërkojnë votën e qytetarëve. Siç ka dëshmuar koha, premtimet e tilla harrohen pasi fituesi i zgjedhjeve ulet në karrigen e drejtuesit të komunës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit