Asnjë zgjidhje për transportuesit privat në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2022, 16:25

Pas 32 viteve punë në rrugët e kryeqytetit, qindra shoferëve transportues privat u ndërpritet kontrata e punës. Një ndër ta është edhe Uzair Ahmeti.

“Si mund të ndjehesh kur dikush ta merr bukën prej goje. Kjo është shumë e rëndë për neve, familjarisht është shumë e rëndë”, tha Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Ahmeti thotë se i ka 58 vjet, ndërsa shofer autobusi ka filluar të punojë në moshën 32 vjeçare, kur për herë të parë filluan linjat private të autobusëve në kryeqytet. Thotë se me dekada këtë punë e ka pasur ekzistencë të vetme për familjen.

“Për 32 vjet vetëm se me këtë punë merrem, pesë anëtar jemi në familje, por kur kemi qenë së bashku me vëllezërit kemi qenë afër 23 anëtarë, 23 anëtar kemi bë hidare me këtë, jemi mbajtur vetëm prej kësaj pune. Kemi pasur kohë edhe me vështirësi edhe me humbje kur kemi punuar vetëm për ta mbajtur linjën tonë që të mos ndërpritet puna dhe mos e humbim punën…”, shtoi për Alsat M, Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Asnjëherë nuk e ka imagjinuar që pas tre dekadash punë, do të vijnë në situatë, kur tërësisht të injorohen nga një kryetare e Qytetit të Shkupit. Andaj ndjehet shumë i zhgënjyer nga kryetarja Danella Arsovska, e cila u kishte premtuar kushte shumë më të mira gjatë fushatës parazgjedhore.

“Para zgjedhjeve krejt na ka bërë det përpara, se krejt do të jetë shumë mirë, e na ka premtuar se do të na japë afër 20 mijë euro subvencione për një autobus, kilometrin do na bëjë një euro e gjysmë, sepse ne e kemi pasur 62, 63 denarë. Me rritjen e naftës e kemi pasur të na rrisë edhe çmimin e kilometrit, por sot nuk ka, premtimet e saj nuk vlejnë, çka kanë ata brenda ne nuk e dimë, por ne vuajmë nga ajo që na kanë ndërpre…”, shpreh Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Ai thotë se një autobus në ditë shpenzon mbi 12 mijë denarë vetëm naftë, përveç harxhimeve të tjera. Po ashtu shton se çdo investim për autobusët e bëjnë nga xhepi i tyre, madje duke iu përshtatur eurostandardeve, më shumë se 20 mijë euro ka blerë autobusin e fundit. Nga Ndërmarrja e Qytetit ka për të marrë rreth 10 mijë euro borxh. Shpreson se do të kthehen ditë e mira për 220 kolegët e tij.

“Shpresa ime, ne do të luftojmë deri në fund që ta kthej punën dhe të na kthej të hollat që ne të kemi mundësi të punojmë me këtë punë… ta vazhdojmë prapë dhe të punojmë siç kemi punuar 32 vjet…”, shtoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit