Mariçiq: 2030 është kohë reale për të përmbushur detyrimet ndaj BE-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2022, 11:58

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook se viti 2030 është një kohë reale për zbatimin e reformave demokratike, përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe përfshirjen graduale të tregut të përbashkët të BE-së, përcjell FLAKA.

Mariçiq thotë se një lajm i mirë vjen nga Parlamenti Evropian, i cili sot miratoi Raportin e përgatitur nga eurodeputeti i Partisë Socialdemokrate (S&D), Tonino Pizzula.

“Plani për strategjinë e re të zgjerimit ka një afat të qartë: negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Zgjerimi ishte dhe duhet të mbetet një nga politikat më të suksesshme të BE-së, por tani duhet aktivizuar në mënyrë që BE-ja të ruajë besueshmërinë e saj dhe të mbetet një lojtar gjeopolitik”, shkruan zëvendëskryeministri Mariçiq.

Në këtë raport theksohet gjithashtu se pajtueshmëria me politikën e jashtme të përbashkët të BE-së është kusht për të qëndruar në rrugën evropiane.

Siç thuhet nga Sekretariati për Çështje Evropiane, ndër konkluzionet kryesore të Raportit janë: “Nuk ka alternativa për të zëvendësuar zgjerimin e BE-së; Afate të qarta: negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030; Votimi i shumicës së kualifikuar në fusha të rëndësishme për procesin e anëtarësimit, përveç vendimit përfundimtar, për të përmirësuar vendimmarrjen për të shmangur mosmarrëveshjet dypalëshe si një mjet bllokues; Financimi i BE-së dhe rezultatet e tij të prekshme duhet të jenë më të dukshme në vendet në zgjerim; Shpërblimi i vendeve kandidate kur bëjnë progres të qëndrueshëm, duke përfshirë futjen e tyre në tregun e përbashkët të BE-së dhe duke iu përgjigjur regresionit ose mungesës së vazhdueshme të progresit në kohë reale…”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit