Dështon “Pylli Orbital” i Veliajt, raporti i KLSH: Nuk ka para, mungojnë hapësirat për mbjelljen e pemëve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.11.2022, 21:48

I ngazëllyer për të ngritur sa më shumë kulla e për të betonizuar Tianën, Veliaj duket se e harroi pyllin orbital. Nuk premtoi 1 po 3 pyje. Por për çudi projekti dhe premtimi i tij i fushatave të sponsorizuara mediatike me kaseta të gatshme, ka dështuar. Nuk e themi ne por Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport publikuar së fundmi.

Nuk ka para mjaftueshëm e as hapësira publike për të mbjell pemë, ky është konkluzioni i KLSH-së për premtimet boshe të Veliaj. Duket se asnjë metër katror tokë nuk ka mbetur pa u betonizuar për të pasuruar një grusht njerëzish, ndërsa qytetarët e Tiranës duhet të shkojnë në Dajt për të marr pak ajër të pastër.

Raporti i plotë i KLSH për “Tirana e Gjelbër” – 01.01.2018 – 01.01.2020

Bashkia Tiranë, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve ndaj qytetarit, lidhur me hapësirat publike, gjelbërimin e qytetit, duhet të synojë në drejtim të rritjes dhe forcimit të masave për shtimin e hapësirave të gjelbra, të reja, në territorin që kjo bashki administron.

Politikat e ndjekura në këtë drejtim, sa i takon objektivit 2 të shprehura në Planin e Veprimit “Qyteti i Gjelbër” janë ambicioze, por ato duhet të shoqërohen me kapacitete të mjaftueshme financiare dhe logjistike nga ana e bashkisë.

Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve, për shkak të pamundësive financiare për mbështetje me buxhet, si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë, rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi.

Objektivat e tjerë të parashikuar në Planin e Veprimit që lidhen me shtimin e hapësirave të gjelbra, me gjithë fokusin e Bashkisë Tiranë, rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme dhe në përgjigje të ritmeve të rritjes së urbanizimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit