Dikur përfaqësues i PS-së dhe sot drejtor i Veliajt, kush është Viktor Cerveniku?

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.11.2022, 20:48

Viktor Cerveniku është pronari i shtëpisë ku dyshohet se përpunohej kokania e ardhur nga Kolumbia. Ai ka qenë përfaqësues i Partisë Socialiste duke mbajtur postin e kryetarit të Komunës Frakull. Ai shfaqet në një video duke kritikuar edhe vetë kryeministrin Rama në vitin 2015.

“Çfarë lesh taksash kërkon o pallosh, njerëzit po vdesin për bukë misri. Ne kryetarët e komunave nuk na pje*dh më njeri. E dëgjuat çfarë tha ai me mjekër sa u bë kryeministër? Fjalët nga më të bukurat. Sa u bë kryeminisër na vuri petën të tërve ne” – thoshte Cerveniku në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Sot Viktor Cerveniku thuhet se është pozicionuar si drejtor në Bashkinë e Tiranës i punësuar nga Erion Veliaj. Në vitin 2007, Cerveniku përfitoi nga amnistia e qeverisë për fshehjen e pasurisë. Në vitin 2008, Cerveniku u largua nga Partia SocialDemokrate dhe u përfshi në radhët e LSI-së së drejtuar nga Ilir Meta. Po në vitin 2008 drejt tij është qëlluar me armë gjahu për një konflikt pronësie por ka shpëtuar pa u lënduar. Në vitin 2010 ai është kapur nga policia teksa qarkullonte me një mjet të trafikuar. Mjeti fillimisht u bllokua por u lirua më pas.

Si duket Viktor Cerveniku ka pasur një të shkuar jo aq të qetë sin ë postet drejuese por edhe në ndërrimin e partive. Në shtëpinë e tij u gjetën afro 400 kg drogë për të cilën ritet të ketë të tjera detaje mbi ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit