Një mace e gjallë gjendet brenda valixhes në aeroport, rrezet X zbulojnë gjithçka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2022, 22:59

Stafi i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy u trondit kur zbuloi një send mjaft të pazakontë të vendosur brenda bagazhit të një pasagjeri.

Punonjët janë habitur kur kanë gjetur një mace të gjallë të shtrirë brenda valixhes së një pasagjeri. Zbulimi u bë pasi valixhia kaloi përmes aparatit me rreze X të aeroportit dhe skica e koteles mund të shihej qartë.

Pasi vuri re një formë maceje në çantë, punonjësi i stafit e zhvendosi valixhen në njërën anë për hetime të mëtejshme. Kur valixhja u hap ata gjetën macen në gjendje të mirë shëndetësore. Macja portokalli kishte arritur disi të fshihej brenda valixhes dhe të kalonte pa u vënë re gjatë gjithë kohës derisa rasti mbërriti në sigurinë e aeroportit.

Valixhja me macen brenda, ishte destinuar për në Aeroportin Ndërkombëtar të Melburnit Orlando në Florida, por macja nuk i përkiste pasagjerit që kishte valixhen ku ishte futur macja. Pas sqarimit të rastit të çuditshëm macja u bashkua me pronarin e saj ndërsa pasagjeri që kishte valixhen vazhdoi rrugën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit