“Ishte pa këpucë dhe me pantallona të ulura”, dëshmi të reja për dhunimin e kenianes: Kishte gjakderdhje në kokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2022, 20:32

Dhunimi i 22-vjeçares keniane Joyce Achieng Aoko vazhdon të mbetet mister pasi dëshmitë e personave të marrë në pyetje nuk përputhen ndërkohë që ka shumë pikëpyetje rreth rrethanave si ka ndodhur ngjarja dhe arsyeve.

Vajza e re keniane ka mbërritur në Shqipëri më datë 15 shkurt 2022 dhe ka nisur punë si "kupiere"(shpërndarëse letrash) në një kazino në Tiranë. Pak muaj më vonë keniania ka ndryshuar kazinonë dhe ka filluar punë në një kazino tjetër ku ka punuar deri mbrëmjen e fundit, para se të gjendej e masakruar në hostelin ku jetonte, banesë të cilën ia kishte mundësuar punëdhënësi i saj.

Por në këtë banesë jetonin edhe vajza të tjera që punonin në njëjtën kazino me Joyce. Dy shtetase gjeorgjiane Sophi Sh. dhe Nana Kh. janë ato që kanë gjetur trupin e 22-vjeçares keniane poshtë ballkonit të banesës ku ato jetonin. Trupi i Joyce është gjetur nga dy vajzat e lartpërmendura rreth orës 11.50 të paradrekës së datës 14 gusht 2022. Sophi Sh në dëshminë e saj në polici ka treguar se kolegen e punës e kanë gjetur të shtrirë në tokë, pa këpucë dhe me gjakderdhje në pjesë të ndryshme të kokës.

Pasi jemi zgjuar, kemi dalë në dritare dhe kemi parë poshtë, përtokë, një person. Pamë që ky person ishte Joyce nga Kenia, dhe filluam të bërtasim të shqetësuara. Në këtë moment të dyja zbritëm poshtë. Bashkë me ne zbritën edhe njerëz të tjerë që punojnë tek kazinoja, por që jetojnë në rezidencë. Joyce ishte e shtrirë përtokë, pa këpucë, e përmbysur, kishte gjakderdhje në kokë mbrapa, ishte e gërvishtur tek pjesa e mollzës së fytyrës, gjakderdhje nga hunda si dhe pantollonat e shkurtra i kishte të ulura deri tek gjunjët.

Ndërkohë vajza tjetër Nana Kh ka deklaruar se kolegen keniane e ka gjetur poshtë dritares të shtrirë përmbys në tokë dhe me gjakderdhje.

Unë jam e punësuar si diller tek kazinoja. E njoh Joyce pasi e kam takuar dy-tre herë. Kam qenë tek dhoma ku banojmë me shoqen time, rreth orës 11.50 më datë 14 Gusht 2022. Pasi jemi zgjuar, kam dalë në dritare ku kam parë poshtë një person. Ishte Joyce Aoko nga Kenia. Filluam të bërtisnim të shqetësuara. Më pas zbritëm poshtë, aty ku ajo gjendej. Joyce ishte e shtrirë përtokë, pa këpucë, përmbys. Kishte gjakderdhje në kokë mbrapa dhe e gërvishtur tek pjesa e mollëzës së fytyrës. Pantallonat e shkurtra i kishte të ulura deri tek gjunjët, ku në pjesën e legenit ishte e gërvishtur. Ne nuk e kemi prekur, por vetëm i hodhëm ujë. Ajo lëvizi pak dhe menjëherë lajmëruam përgjegjësin e kazinos, të cilin e quajnë Hysen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit