Dhuna në familje po rritet çdo ditë e më shumë, ulen kërkesat për urdhër mbrojtje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2022, 17:38

Gjatë këtij viti në vendin tonë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të dhunës në familje. Sipas të dhënave nga Policia, nga muaji janar e deri në shtator në të gjithë vendin janë denoncuar 4136 raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura brenda familjes.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë shifrat janë rritur pasi këtë vit janë 139 raste më shumë. Autoritetet shprehen se shumica të denoncuarve janë përdorues alkooli dhe të varur nga droga të ndryshme. Nga të gjitha rastet e denoncuara në Polici, në Prokurori janë referuar vetëm 1400 raste ndërsa të arrestuar janë 450 autorë.

Ndërkohë ajo që bie në sy gjatë këtyre dy viteve të fundit, është fakti se janë shtuar shumë rastet e dhunës ndaj prindërve, fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Shkaqet janë të shumta por ndër to përmenden problemet ekonomike, papunësia dhe ndonjëherë edhe mospërputhja e mendimeve.

Por pavarësisht numri të lartë të rasteve të dhunës në familje, numri i kërkesave për urdhër mbrojtje është tepër i ulët. Nga janari deri në shtator, janë trajtuar me kërkesë-padi “Për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes”, 2402 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin. Krahasuar me një vit më parë janë 93 raste më pak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit