Shqiptari përplas me makinë studenten greke dhe ia mbath, 21-vjeçarja në luftë me jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2022, 16:22

Një 30-vjeçar shqiptar ka përplasur një studente greke ditën e djeshme në qendër të Selanikut, Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari shqiptar ia kishte marrë makinën tip "Skoda" gri një miku të tij bashkatdhetar. 30-vjeçari shqiptar i cili ende nuk është arrestuar ka qenë edhe më parë nën hetim nga policia greke për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Mëngjesin e djeshëm shqiptari me makinën tip "Skoda" përplasi dhe plagosi rëndë studenten 21-vjeçare e cila u gjet e shtrirë në asfalt dhe e mbuluar në gjak. Ndërkohë makina që drejtonte shqiptari është gjetur mëngjesin e së martës e braktisur, pa targa, me xham të thyer dhe të çarë në njërën anë, në Unazën e Selanikut. Qytetarët që ndodheshin para ngjarjes, kishin arritur të regjistronin targën e automjetit dhe ia dhanë policisë që mbërriti në vendngjarje.

Vajza 21-vjeçare vazhdon të luftojë për jetën, pasi ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike dhe e intubuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou në Selanik. Që në momentin e parë që ekipet e ambulancave kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, ndërsa pas mbërritjes në spital ajo iu nënshtrua një sërë operacionesh ndër të tjera në kokë ku ka lëndime të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit