Bënte “kërdinë” me vjedhje në banesa, pranga 42-vjeçarit në Vlorë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.11.2022, 14:54

Policia ka rrestuar një 42-vjeçar në Vlorë pasi akuzohet se ka grabitur të paktën 4 banesa.

Në pranga përfundoi shtetasi H.H autori i 4 rasteve të vjedhjes, në disa banesa, në lagjen “Kushtrimi.

Shtetasi H. H. ishte me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata, pasi ishte arrestuar 2 javë më parë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur.

Vlorë/

Finalizohet operacioni policor i koduar “Property”, nga Komisariati i Policisë Vlorë. Zbardhen 4 raste të vjedhjes, në disa banesa, në lagjen “Kushtrimi”. Vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Property”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi H. H., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Shtetasi H. H. ishte me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata, pasi ishte arrestuar 2 javë më parë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur. Ky shtetas dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve, në 4 banesa, në lagjen “Kushtrimi”, në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 06.04.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. L., disa pajisje elektroshtëpiake dhe bizuteri; më datë 24.07.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit H. R.; më datë 13.11.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. P. dhe më datë 22.11.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. N., vegla pune të ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit