Alarmuese/ KLSH: Në periudhën janar-shtator 2022 institucionet shpërdoruan mbi 1 miliardë euro

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.11.2022, 11:23

Nëse edhe ky lajm nuk do të vërë në lëvizje institucionet e drejtësisë dhe popullin shqiptar, atëherë kemi probleme të mëdha. Vetëm në nëntë muaj të këtij viti, pra periudha janar-shtator, institucionet e Shqipërisë kanë shpërdoruar (ndoshta edhe vjedhur) 1 miliardë euro të taksave tona dhe pasurive shtetërore.

Auditimi i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka vërejtur shkelje të rënda. Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta dhe kanë sjellë dëm kolosal ekonomik.

Dëmi total i kryer nga institucionet konsiston me 122 miliardë lekë, mbi 1 miliardë e përkthyer në euro. 38% e kësaj vlere vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ administrimin e të ardhurave.

47 miliardë lekë janë shpërdoruar për parregullsi dhe shkelje financiare, ku rekordin e mbajnë tatim-taksat me mbi 45 miliardë lekë. Më pas vijnë Doganat me 846 milionë lekë dhe fusha e shit-blerjes së pasurive me 421 milionë lekë. Ndërkohë vlera e parave të administruara në mënyrë abuzive shkon në plot 74 miliardë lekë. KLSH në njoftimin publik zbardh institucionet që kanë shpërdoruar këtë shumë.

“Nga këto 21,007,564 mijë lekë në fushën e të ardhurave, ku veçojmë vlerën prej 10,182,517 mijë lekë (ose rreth 48% e totalit) e konstatuar në ALBPETROL sha, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore; si dhe 53,089,493 mijë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor, ku veçojmë vlerën 32,817,583 mijë lekë (ose rreth 62% e totalit), konstatuar në Ministrinë e Financave, më konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorinë e Borxhit Publik dhe Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj”, thuhet në publikimin e KLSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit