Do ndërtojë 12.600 apartamente luksoze me 1€/ Oligarku i Portit të Durrësit do përfitojë 3.2 MLD €

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.11.2022, 10:44

Dhënia e 81.8 hektarëve tokë një oligarku të panjohur për 1€, në mënyrë që të investojë për përfitim personal në një prej zonave më të lakmueshme të Durrësit përbën një prej skandaleve shtetërore më të mëdha të shtetit shqiptar.

Skandali thellohet edhe më shumë me misteret që rrethojnë përfituesin real i cili deri më tani rezulton me kompani guaskë të regjistuar në parajsat fiskale.

Ky oligark i panjohur do të ndërtojë 12.646 apartamente luksoze në Portin e Durrësit. Porti i Durrësit i grabitur falë shtetit i cili nga ky investim do të përfitojë do të kthehet në një parajsë real-estate.

Në zonë do të ketë hotele me 4-5 yje, 902 dhoma hoteli në total dhe 317 dyqane pakice. Komoania deklaron se çmimi për metër katror vitin e parë do të jetë 1500 € m2 e vitin e 20-të 2185 € m2

Prej një viti në Durrës, është hapur një zyrë luksoze e cila bën prezantimin e blerësve potenciale me apartamentet në shitje.

Kjo ngre dyshime se gjithçka ka qenë e parapërcaktuar nga qeveria dhe votimi për projektin në Kuvend është thjesht një seancë formale ngritje kartonësh. Kjo gjë nuk u mohua as nga zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila tha se deri më tani nuk kishte një kontratë shit-blerjeje, por nuk e përjashtoi opsionin e poristijes së apartamenteve nga klientët të cilët duan të kenë një hapësirë luksoze në Portin e Durrësit.

Kompania “Eagle Hills Real Estate Development sh.p.k” ka deklaruar se do të realizojë nga shitja e apartamenteve 2,2 MLD € euro plus 1 MLD € shtesë nga aktivitetet e tjera. Totali i fitimit për investitorin do të jetë 3,2 MLD €. Fitimi neto do të jetë 854 MLN €. 42.8% është llogaritur norma e majme e fitimit.

Ditën e nesërme do të “noterizohet” projekti i Jaht Marina Durrës e po ashtu edhe projekt-buxheti i vitit 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit