Mexhiti për ASH-në në Qeveri: Koalicion i interesave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2022, 08:57

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti si duket është kundër hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në koalicionin aktual qeveritar.

Sipas tij, Qeveria aktuale është stabile dhe se nuk ka nevojë për zgjerim dhe nuk do të kontribuonte edhe në sigurimin e shumicës për ndryshimet kushtetuese.

Ai në një deklaratë për tv21 hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri e cilëson si koalicion të interesave, por jo edhe të interesave.

“Sa i përket hyrjes , mendoj se fjalën kryesore duhet ta thonë ata. Pse kanë nevojë në këtë situatë pra të kyçen në Qeveri, ndërsa prej dimensionit tonë mendoj që është një Qeveri stabile e cila në fillim ka pasur 62, tash ka 64 deputetë, duke pasur parasysh që deputetët shqiptar pa marrë parasysh nëse janë në pozitë apo opozitë sa i përket çështjeve strategjike, integrimeve, nuk kanë dallime kur votojnë për çështje strategjike për perspektivat e qytetarëve në Maqedoni, po ashtu numri nuk i afrohet 81 për ndryshime kushtetuese, kështu që nuk duket iniciativë e shëndoshë që do i ndihmonte proceset, më tepër shihet…nëse ndodhë, mund të jetë koalicion i interesave por jo i integrimeve, të presim ditëve në vijim, ta shohim vlerësimet që do të jenë, në bazë të asaj edhe ne do të japim opinionin tonë”, deklaroi Mexhiti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit