Çmenduri në Tiranë/ “U zunë për trafikun, burri me thinja godet me shkelm vajzën shtatzënë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.11.2022, 19:40

Një çmenduri e vërtetë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.

Sipas një kalimtari që ka parë ngjarjen, disa persona në dy automjete të ndryshme po ziheshin në trafik.

Në gjaknxehtësi e sipër, debati degjeneroi në sharje e më pas në dhunë. Raportohet nga dëshmitarët se një burrë me thinja rreth të 60-tave goditi me shkelm një vajzë shtatzënë që ndodhej në makinën tjetër.

Më pas mësohet se disa persona të tjerë kanë neutralizuar personin që goditi vajzën shtatzënë deri sa u arrestua nga një polic trafiku.

Ky nuk është rasti i parë që paaftësia totale në menaxhimin e trafikut nga autoritetet sjellin pasoja në sjelljet e qytetarëve.

Në vijim mesazhi i mbërritur pranë redaksisë sonë dhe video e arrestimit të agresorit:

Pershendetje Joq! Sherr masiv te 21 Dhjetori, nje burre ja fut nje gruaje shtatezene me shkelm. Arrestohet nga polici rrugor. U mblodh gjithë Tirana. Ky me bluze te grisur qe shoqerohet eshte ai qe i gjujti gruas me shkelm dhe pastaj ju futen te gjithe me rradhe. Sa kalova une kto po ziheshin me ulerima dhe kur i iku ky burri nga dora i ra vajzes shtatzan me shkelm ne bark dhe pastaj ju futen tgjith ta rrifnin i thonin si e prek femrën. Erdhi polici rrugor e arrestoi. Ishin nja 5-6 vete ne dy makina dmth qe po ziheshin dhe kishin bllokuar gjithe rrugën. Ishin duke ber sherr ne trafik dhe si shqiptar duke u shar e kshu dhe ka kalu ne sherr fizik por arsyjen nuk e di po te gjithen e pashe live. Personat qe ziheshin ishin nga makina te ndryshme dmth (burri dhe gruaja) dhe ne makinen tjeter (gruaja shtatzane me nje djale qe mund te kete qene vllai ose burri). I arrestuari ishte me floke gri mendoj te te 60-at, vajza shtatzane te te 30-at, dukej e re fare. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit