Tiranë/ Po ecte me shpirtin në siklet mes shiut, burri përplaset furishëm nga BMW X5

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.11.2022, 18:56

Vazhdojnë përsëri çmenduritë në rrugët e Shqipërisë nga shoferët e papërgjegjshëm. Rasti më i fundit ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Një qytetar i cili po ecte në punë të tij me shpirtin në siklet mes shiut, është goditur “pa mëshirë” nga një mjet fuoristradë që po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë.

Video që do të shikoni më poshtë është tepër e rëndë dhe nuk këshillohet të shikohet nga persona me probleme me zemrën.

Nga pamjet dallohet se si fuoristrada tip BMW X5 vjen me shpejtësi dhe përplas pas murit kalimtarin e gjorë.

Sipas dëshmitarëve që dërguan videon, aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën “Ali Visha” pranë shkollës “Osman Myderizi”.

Në vijim mesazhi i qytetarëve dhe video:

Pershendetje Joq! Kam dashur ta nis disa here si video te app Komisariati Dixhital, po duke qene se ka disa kohe jashte funksioni, po jua dergoj ju,me shpresen qe ta shohin ata qe duhet ta shohin. Aksident i ndodhur ne rrugen Ali Visha, prane shkolles Osman Myderizi. Sic duket, kembesori po ecen i qete, ndersa makina BMW X5 me shpejtesi te frikshme, ne nje rruge ku ecin cdo dite femije te shkolles, e perplas. Derisa erdhi ambulanca, ishte i vetëdijshëm. Nuk di me tej. Ka ndodhur sot,rreth ores 14:25. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit