MASHT shkëput njëanshëm Kontratën kolektive me SBASHK-un

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2022, 17:30

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për shkëputjen e kontratës kolektive me SBASHK-un, e cila ishte nënshkruar më 22 janar 2021.

Një gjë e tillë e kanë konfirmuar edhe nga MASHTI. Këshilltarja për media në MASHTI, Edona Kutleshi-Maliqaj në një përgjigje për Telegrafin tha se shkëputja e kësaj kontrate është bërë për shkak të shkeljeve të shumta ligjore.

“Për shkak të shkeljeve të shumta ligjore, Ministria e Arsimit ka inicuar shkëputjen e kontratës kolektive e nënshkruar më 22 janar 2021. Si Ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit. Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj.

Ajo ka shtuar se si Ministri e Arsimit tashmë kanë adresuar përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve në Ligjin për paga ku me ligjin e ri do të ketë rritje të pagave të punëtorëve të arsimit dhe trajtim të dinjitetshëm.

Ministrisë së Arsimit për shkëputje të Kontratës Kolektive me SBASHK-un.

Në njoftimin e 21 nëntorit 2022 të MASHTI-t, thuhet se vendimi për shkëputje të Kontratës Kolektive është marrë për t’i hapur rrugë negocimit të një kontrate të ligjshme, që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit.

“Qeveria e Kosovës ka për qëllim vendosjen e ligjshmërisë. Mungesa zbatimit të ligjit e me këtë, mbajtja në fuqi të kontratave që kundërshtojnë dispozitat ligjore, nuk prodhon rezultat të dobishëm për asnjërën palë.

Përkundrazi, zbatimi i kontratës së paligjshme cenon përmbushjen e te drejtave legjitime të punëtorëve. Rrjedhimisht, MASHTI ka ndërmarrë këtë veprim, për t’i hapur rrugë negociimit të kontratës kolektive të ligjshme, që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit, e që mbërthehet në vetë përkrahjen ndaj punëtorëve të bazuar në nevojat dhe kushtet e punës”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t drejtuar SBASHK-ut.

Në njoftim thuhet se Kontrata Kolektive nuk është buxhetuar asnjëherë e as nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave, përderisa sipas dokumentit, e njëjta parasheh obligime në emër të këtij dikasteri.

Kjo Kontratë kolektive iu mundësonte mësimdhënësve mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit