Ekuadori rikthen vizat për qytetarët e Shqipërisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.11.2022, 21:29

Për shkak të krimit të organizuar transnacional, i lidhur me trafikun e drogës, qeveria e Ekuadorit vendosi kërkesën për rivendosjen e vizave për qytetarët nga Shqipëria, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Ky veprim vjen në mes të valës në rritje të pasigurisë dhe krimit të organizuar, ku qeveria e presidentit Guillermo Lasso ka zbatuar disa masa, ndër të cilat edhe ato diplomatike: kërkesa për viza për qytetarët e Shqipërisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit.

Vendet nga të cilat Ekuadori kërkon pajisje me vizë

Vitet e fundit, Ekuadori është kthyer në një qendër operacionesh për trafikantët evropianë të drogës, veçanërisht shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët. Për këtë arsye, më 7 shtator, qeveria vendosi tërheqjen e hyrjes së lirë në territorin kombëtar për vendin e Gadishullit Ballkanik dhe dy vendet e Azisë Qendrore. Objektivi është të vendoset një kontroll më i madh i njerëzve që mbërrijnë në Ekuador.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë për të cilën Ekuadori kërkon vizë

Rasti i fundit i diskutueshëm që përfshin një shqiptar ishte zhdukja e Dritan Rexhepit, i njohur më mirë si “Cari i Kokainës”, pasi sistemi i drejtësisë ekuadoriane i dha atij lirimin paraprak në nëntor 2021. Shqiptari, i cili ka gjashtë identitete të ndryshme, u arrestua në qershor 2014 në Guayaquil, në një operacion që Policia e quajti 'Ballkani'. Kapja e tij solli në Ekuador policinë shqiptare dhe vetë Interpolin, sepse Rexhepi është në kërkim në dy vende evropiane, raportojnë mediat ekuadoriane.

Pikërisht, pas një takimi dypalësh me Shtetet e Bashkuara, ministri i Jashtëm Juan Carlos Holguín njoftoi se të dy vendet ranë dakord për nevojën për të shtuar Evropën në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Kjo për shkak të situatës që po vuan Amerika Latine me kartele që kanë të njëjtat praktika. Për shembull, mafiet që veprojnë në Shqipëri dhe prej andej në vende të tjera evropiane, veprojnë edhe nëpërmjet drejtuesve të ndryshëm të bandave dhe operatorëve nga burgjet e Ekuadorit, Kolumbisë dhe Perusë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit