Kalaja e Shkupit, e lënë pas dore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.11.2022, 15:55

E kanë vendosur në listën e prioriteteve gjatë vizitës së tyre në Shkup, janë të impresionuar nga pamja e Kalasë, u pëlqen pozicioni dhe fakti që nga të gjitha anët mund të shohin kryeqytetin. Por turistët e huaj nuk janë aspak të kënaqur me mirëmbajtjen brenda hapësirave të Kalasë së Shkupit. Thonë se ka shumë mbeturina dhe është e mbuluar nga bari, ndërsa kritikojnë përse nuk ka një ciceron apo të paktën broshura prej ku mund të njoftohen me historinë e Kalasë.

“Kjo është vizita ime e parë në Shkup, në përgjithësi në Maqedoni dhe një prej gjërave të para që po i bëj këtu është vizita e kësaj kalaje. Sigurisht jam i impresionuar, duket shumë objekt i vjetër, një prej pamjeve kryesore në Shkup. Ajo që nuk më pëlqen është se përfundimisht nevojitet më shumë kujdes sepse pash shumë mbeturina, sikur shumë vite me radhë askush nuk është kujdesur për këtë, ndërkohë që është një vend historik për të cilën nevojitet kujdes… Poashtu nevojiten të paktën broshura, pasi unë nuk kam informacione për këtë kala, nuk e di kush e ka ndërtuar në cilin shekull apo cilin vit”, tha një turist për Alsat M.

“Isha brenda shikova përreth, nuk është lehtë për ecje”, shtoi një tjetër turist.

“Kalaja është e bukur, por ka mangësi, të kishte broshura dhe ciceronë për të na njoftuar me historinë e kalasë. Edhe mirëmbajtja lë për të dëshiruar”, u shpreh një turist tjetër.

Institucionet e kanë lënë pas dore Kalanë e Shkupit. Nga Ministria e Kulturës thonë se nuk janë përgjegjëse. Na dërguan te Qendra e Konservimit e Shkupit, si institucion përgjegjës për kalanë. Këta të fundit thonë se kalaja nuk është nën kompetencë të tyre dhe se përgjegjëse është Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Кulturore. Kontaktuam drejtorin e këtij institucioni Arian Asllanaj, i cili tha se kalaja tashmë është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, ndërsa kjo drejtori merret vetëm me sigurimin fizik të kalasë, duke nënvizuar se së shpejti edhe këto kompetenca pritet të kalojnë tek Qyteti i Shkupit. Por, nga Qyteti i Shkupit akoma nuk ka përgjigje për këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit