Reja nuk e mendon largimin: Dua të qëndroj dhe të largoj nga ekipi lojtarët që nuk ndjenë fanellën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.11.2022, 15:50

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Kombëtares kundër Armenisë. Trajneri i Shqipërisë ka analizuar ekipin kuqezi dhe shprehet optimist se nesër do të jepet maksimumi për të marrë vetëm fitoren. Një çështje delikate është pankina e Kombëtares, për të cilën ende nuk është mësuar nëse Reja do të qëndrojë ose jo. Në fjalën e tij para gazetarëve trajneri Edy Reja u shpreh:

E ardhmja “Sa i përket të ardhmes time, ne kemi folur shpesh. Por, nëse duhet të flasim për rritjen. E vërteta është se Shqipëria ka pasur rritje muaji pas muaji. Sa i përket kontratës, është diçka që gjykon tjetër kush. Për skuadrën kemi bërë mirë në kaq kohë sa kemi punuar bashkë. Rezultatet nuk kanë qenë fort të mira, realisht. Mund të përmendim ndeshjen me Izraelin. Duhet të kishim marrë më shumë pikë. Ne jemi penalizuar me episode të ndryshme të këtyre ndeshjeve. Mos të ishte për minutat shtesë, mund të kishim më shumë pikë. Më vjen shumë keq për këtë sepse kemi humbur pikë, më vjen keq për pikët. Në aspektin personal, unë dua të vazhdoj, por nuk jam unë ai që vendos për këtë marrëdhënie. Kampionati shqiptar ka elementë që janë vërtetë të vlefshëm dhe po mundohemi t’i ingranojmë.

Gabimet? Nëse lojtarët e ndjenjë fanelën, tejkalohen aftësitë teknike. E kemi thënë gjithmonë që duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, ndoshta është çështje mentaliteti. Mendoj se jemi përmirësuar. E pamë dhe me Italinë. Prap na ndodhi. Më duket pak e çuditshme. I dimë mirë pikat e dobëta. Episodet bënë diferencën. Me Italinë kemi krijuar aq shumë raste për gol, por nuk shënuam. Edhe në aspektin mbrojtës treguam dobësi. Po flisnim pak me Hysajn për Imobilen, është lojtar që futet në zonë dhe shënon. Nëse do të kishim një lojtar të tillë, do të ishte shumë e lehtë për ne. Është bërë një punë e mirë. Do të ishte e rëndësishme paraqitja e lojtarëve ndaj Italisë. Kemi bërë një lojë të mirë dhe jemi kompetitiv. Treguam që jemi një grup i mirë.

Lojtarë të tjerë? Normalisht në të ardhmen duhet të bëj disa zgjedhje definitive. Është dhe çështje brezi. Disa lojtarë duhet të largohen gradualisht. Kemi 40 lojtarë që i vëzhgojmë prej 2 viteve. Synimi ynë është arritja e EURO 2024. Po shohim lojtarë të rinj, është proçes i vështirë për të krijuar grupin e duhur. Koha në dispozicion është e pakët, pra në mars. Duhet punuar duke vlerësuar gjithë lojtarët e rinj. Futbollistët që duhet të vijnë, të vijnë me bindjen për të ndjerë fanelën. Unë do të jem i vendosur për të bërë zgjedhje definitive në këtë drejtim.

Armenia? Fiks bëhen 1 vit e 3 ditë nga fitorja e fundit me Shqipërinë. Më vjen keq se nuk jam mësuar me rezultate të tilla. Armenia është e rëndësishme. Dua të provoj sa më shumë lojtarë të rinj. Nuk dua të krijoj pritshmëri sa i përket rezultateve. Janë 3-4 lojtarë nga kampionati shqiptar dhe pres të bëjnë mirë në këtë takim. Është një ndeshje që vlejnë pikët dhe paraqet një rëndësi të madhe për ne.

1 vit e 3 ditë pa fitore? Sigurisht që unë e kisha programuar dhe më parë që do të provoj lojtarë të rinj. Disa lojtarë me Italinë s’ishin mirë në aspektin fizik. Deri nesër në mëngjes do të bëj vlerësimet e mia. Për shembull Kumbulla që do të shihet nëse do të luajë. Sa i përket të rinjve, Hadroji dhe Gurishta mund ta nisë nga fillimi. Muçi dhe Skuka do të luajnë për herë të parë nga minuta e parë. Jam i bindur që do të bëjnë një paraqitje të mirë. Emocionet bëjnë të veten. Janë futbollistë që kanë treguar se janë shumë të mirë. Në kohët e sotme të gjithë të rinjtë janë të bindur se janë të fortë dhe kanë të drejtë të luajnë e të jenë titullarë. Por, në fakt duhet shumë durim dhe punë. Kur të vijnë në Kombëtare të jenë të bindur që ta ndjenjë peshën e fanelës. Të rinjtë e sotëm i duan gjithçka shpejt. Kjo është e gabuar. Në kombëtare s’ke kohë të bësh eksperimente. Ata që do të ftohen, ata që vijnë pa dëshirë nuk do të jenë më pjesë e Kombëtares.

Ndeshja e fundit? Sigurisht në këtë drejtim e ndjej si të veçantë dhe emocionuese. Nëse nuk do të jem trajner i Shqipërisë, jam i dashuruar me këtë vend. Kam parë Sarandën, Gjirokastrën. Janë qytete të mrekullueshme. Këtu s’janë vetëm plazhet, por edhe natyra është shumë e bukur. Unë do të kthehem këtu, edhe për të parë edhe ndonjë ndeshje. Ka shumë njerëz që më duan dhe më respektojnë. Do të doja të vizitoja dhe Krujën. Kam lexuar edhe disa libra për të njohur pak më shumë libra. E di që shqiptari bezdiset kur i fluturon dhe një mizë afër. Karakterin e luftës me Turqinë do të doja ta tregonin dhe me Kombëtaren në fushë”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit