Ndotja e ajrit rikthen maskat në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2022, 22:18

Ndryshimi i temperaturave ka bërë të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë tek mjekët. Kjo, pasi që ndryshimi i temperaturave së bashku me ndotjen e ajrit ulë imunitetin e qytetarëve, sidomos atyre që kanë sëmundje kronike. Por, mjekët thonë se në këtë periudhë, ndihmë kërkojnë edhe qytetarët që nuk kanë probleme me shëndetin. Në këtë kohë, më problem është se qytetarët nuk bëjnë kontrolle dhe testime, për të bërë dallimin mes gripit sezonal dhe virusit korona. Mjekët, thonë se periudha që pason do të jetë edhe më e rëndë në aspektin shëndetësor, prandaj qytetarët është mirë që të bëjnë kontrolle më të shpeshta.

“Kanë probleme me temperaturën, kanë probleme me fytin, kanë probleme me kollitjen, kanë sekret në hundë dhe këta janë simptomat e përgjithshme që i kanë. Megjithatë, edhe pse ne mendojmë se virusi Korona është shmangur, por ky virus akoma është në mesin tonë dhe pacientët duhet që të bëjnë dallimin. Kemi një hezitim nga pacientët që nuk dëshirojnë të bëjnë testimin, prandaj ne u apelojmë që të gjithë pacientëve që kanë këta simptome që menjëherë të kërkojnë ndihmë tek mjekët amë, të bëhet fillimisht diferencimi se është virus sezonal apo ka të bëjë me virusin korona. Sidomos këtu më të kujdesshëm duhet të jenë pacientët më të moshuar dhe ata që kanë sëmundje kronike”, thotë për koha.mk Bekim Ismaili, mjek.

Në ndërkohë, problem në vete është edhe ndotja e ajrit në këtë e periudhë. Edhe kjo ka pasojat e veta, pohojnë mjekët. Sipas tyre, ndotja e ajrit ndikon tek të gjithë qytetarët, kurse mbajtja e maskës është preventiva më e mirë.

“Është mirë që maskat të cilët pothuajse aspak nuk mbahen kohëve të fundit, së paku kur të dalin jashtë ata pacient që kanë probleme shëndetësore mirë është që të mbajnë maskat, sepse maska mbron nga thithja e grimcave të dëmshme që qarkullojnë në ajër por edhe nga i ftohti që direkt merret nga organet e frymëmarrjes. Maska në këtë kohë ka rol të dyfishtë dhe duhet që të mbahet. Mospërdorimi i maskës ka bërë që ndoshta të kishim shkallë të lartë të vdekshmërisë gjatë periudhës së pandemisë, nga vet fakti se ka patur hezitim për mbajtjen e maskës”, deklaroi Bekim Ismaili. Mjekët apelojnë që në periudhën që vjen, qytetarët pa dallim moshe duhet që të mbajnë maskë që të mbrohen edhe nga ndotja edhe por edhe nga virusi korona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit