Shaqiri: Studentët janë bartës të ndryshimeve pozitive

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2022, 11:48

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve – 17 nëntori, deklaroi se te studentët shohin shtysë të shoqërisë dhe lokomotivë e ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë që të ecin para. Shaqiri para studentëve deklaroi se kjo është arsyeje që pse ata si Qeveri dhe Ministri e Arsimit dhe Shkencës (MASH), i mbështesin studentët dhe investojnë në arsimimin e tyre.

“Duke planifikuar dhe me përfshirjen e të interesuarve, të rinjve dhe studentëve, prezantojmë zgjidhje sistematike, masa dhe aktivitete, duke krijuar vazhdimisht mundësi të reja arsimore, përmirësim të kushteve të mësimdhënies dhe forma të reja të mbështetjes financiare”, tha Shaqiri.

Ai theksoi se kjo garniturë qeveritare ka futur disa lloje të reja të bursave që në të kaluarën nuk kanë ekzistuar dhe ky trendi do të vazhdojë edhe këtë vit. Gjithashtu, ai shtoi se shumat e të gjitha llojeve të bursave ekzistuese nga viti i kaluar janë rritur në mënyrë drastike, ku disa prej tyre mbi 80 për qind.

“Ky është një rast i mirë që edhe një herë t’ju informojë se në konkursin e ri për ndarjen e bursave studentore, i cili pres të shpallet javën e ardhshme, parashikohen bursa edhe për studentët që janë të regjistruar në programet e studimit në fushën e bujqësisë, veterinarisë. dhe pylltarisë. Ato do të jenë 30 në numër, në vlerë prej 6000 denarë në muaj dhe do të ndahen për 9 muaj të vitit”, tha Shaqiri.

“Kjo Qeveri ka futur edhe racionin ushqimor për studentët. Dhe nuk ekziston asnjë qëllim që të shfuqizohet, por përkundrazi, kemi për synim zgjidhjen ligjore që rregullon përdorimin e kësaj mase të përmirësohet dhe në të ardhmen shuma të jetë edhe më e lartë se ajo që ndahet aktualisht në bazë ditore dhe është në vlerë prej 120 denarë. Këto ditë po fillojmë diskutim me studentët për të gjetur zgjidhjen më të mirë sistemore që do të aplikohet nga marsi apo prilli i vitit të ardhshëm dhe deri atëherë do të kemi pagesë sipas kushteve ekzistuese dhe në mënyrë retroaktive”, theksoi Shaqiri.

Ai iu referua edhe mbështetjes që MASH-i dhe Qeveria u jep institucioneve të arsimit të lartë për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, duke theksuar se janë transferuar shuma të konsiderueshme të mjeteve për rikonstruksione, për blerjen e pajisjeve, resurseve laboratorike etj. dhe siç tha ai po investohet edhe në kapacitetet e akomodimit të studentëve.

“Një konvikt i ri studentor është ndërtuar në Tetovë dhe së shpejti do të vihet në funksion. Ndërsa konviktet shtetërore ekzistuese të studentëve, së shpejti do të fillojnë të rikonstruktohen. Ne kemi një buxhet prej 25 milionë eurosh dhe ato do të përdoren për rinovimin e plotë të të 9 objekteve shtetërore akomoduese duke zëvendësuar instalime elektrike, instalime hidraulike, fasadat, sistemet e ngrohjes, dyer, dritare, lyerje, mobilim etj. Aktivitetet ndërtimore do të fillojnë vitin e ardhshëm dhe do të përfundojnë brenda 30 muajve”, informoi ministri.

Në fund të prezantimit, ministri i Arsimit, tregoi se institucionet shtetërore mbeten aleate me studentët dhe vazhdojnë të dëgjojnë zërin e tyre, me qëllim që t’i mundësojnë në vendin e tyre të realizojnë potencialin e tyre të plotë, pa u kufizuar nga ndonjë faktor financiar, organizativ ose infrastrukturor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit