Ende pa filluar Botërori, zyrtari në Katar kërcënon gazetarin që po transmetonte atmosferën e vendit mikpritës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2022, 14:35

Edhe pse pak ditë na ndajnë nga Kupa e Botës, në Katar respektimi i të drejtave të njerëzve është problemi më i madh.

Një gazetar danez është kërcënuar nga zyrtarët e Katarit teksa jepte një reportazh të drejtpërdrejtë televiziv nga vendi i Lindjes së Mesme. Rasmus Tantholdt po fliste si pjesë e një reportazhi të drejtpërdrejtë pranë një rrethrrotullimi, kur atij dhe ekipit të tij të kamerës iu afruan zyrtarët e Katarit. Një nga zyrtarët u përpoq menjëherë të kapte kamerën duke bllokuar edhe pamjen.

Burri që kapi kamerën më pas vendosi dorën mbi lente, duke bllokuar çdo pamje. Tantholdt u përgjigj duke thënë:

Ne jemi drejtpërdrejt në televizionin danez. Zotëri, ju ftoni të gjithë botën të vijë këtu, pse nuk mund të filmojmë, është një vend publik.

Gazetari më pas "debaton" me zyrtarin që i kishte marrë kamerën pasi ky i fundit e kërcënoi se do t'ia thyente.

Pamjet e gazetarit janë bërë virale në media dhe rrjete sociake dhe shumë njerëz dënojnë veprimet e zyrtarëve të Katarit. Vendi i Lindjes së Mesme ka ligje të rrepta, represive për lirinë e fjalës, me zero kompani të pavarura mediatike të bazuara atje. Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë e Kupës së Botës kishte dhënë garanci se zyrtarët do të kishin një qasje më të qetë ndaj ligjeve shtypëse të vendit gjatë Kupës së Botës. Ky mesazh duket se nuk është përcjellë te rojet që iu kundërvunë gazetarit.

Tandtholdt ka deklaruar se zyrtarët e Katarit i kanë kërkuar falje për të që ndodhi por ka dyshime se punëtorët dhe rojet e Katarit nuk janë në dijeni të rregullave të vendosura për vizitorët gjatë botërorit.

Unë nuk mendoj se mesazhi nga lart në Katar ka arritur të gjithë rojet e sigurisë. Prandaj, mund të argumentohet se ka disa që e kanë keqkuptuar situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit