Kupa e Botës në Katar, tifozët duhet të paguajnë 80 £ për një gotë birrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2022, 18:40

Tifozët e futbollit që shkojnë në Katar për Kupën e Botës do të duhet të paguajnë 80 paund për një gotë birrë.

Champion's Bar në Hotel Marriott në Doha, i cili e reklamon veten si 'bari më i mirë sportiv' i qytetit, shet bileta për të parë finalen për 240 £, plus ushqim dhe tre pije, që do të thotë se çdo birrë ose gotë verë kushton deri në 80 £. Edhe ata që duan të shikojnë ndeshje në zonat e tifozëve të Kupës së Botës ku pirja lejohet vetëm në kohë të caktuara do të duhet të paguajnë më shumë se 7 £ për një birrë.

Ndërkohë për akomodimin e më shumë se 1 milionë tifozëve që pritet të mbërrijnë për të ndjekur Kupën e Botës, Katari ka vendosur me mijëra konteinerë në rrethinat e Doha dhe qyteteve të tjera."Al-Emadi" quhet fshati i tifozëve në Doha, me ultrasit dhe vizitorët që do duhet të paguajnë 200 euro për një natë qëndrimi. Ambjentet e brendshme janë minimale me dy krevate teke ose një krevat dopio, një minifrigorifer dhe një makinetë kafeje.

Katari do të bëhet vendi i parë mysliman që do të presë një Kupë Botërore kur të fillojnë ndeshjet pas dy javësh. Në Katar, dehja në publik dënohet me gjoba të rënda dhe në disa raste me burg.

Kreu i sigurisë së Katarit tha se gjatë turneut botëror, policia do të tregohet tolerante për shumicën e shkeljeve por nuk do të hezitojë të ndërhyjë në rast konfliktesh të dehurish apo dëmtime të pasurisë publike. Mosha e ligjshëm e konsumit të alkoolit është 21 vjeç, dhe në bare kërkohen mjete identifikimi para hyrjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit