46 policë mësyjnë të armatosur deri në dhëmbë lokalin në Durrës, hyjnë pa mandat dhe shoqërojnë stafin me pranga në duar   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.11.2022, 22:06

Një qytetar nga Durrësi ka dërguar një denoncim në redaksinë e Joq Albania në lidhje me një mësymje që plot 46 policë të armatosur i kanë bërë ditën e djeshme në një lokal në Durrës.

Sipas qytetarit një numër i madh prej 46 policësh, nga të cilët 11 prej tyre me pistoleta në duar dhe 3 të tjerë me kallashnikov të drejtuar drejtpërdrejt ndaj stafit dhe klientëve, u futën në mjediset e lokalit rreth orës 00:03 minuta të mëngjesit të sotëm.

Denoncuesi shprehet se policët nuk kishin asnjë mandat dhe se mbajtën peng biznesin për 1 orë e 10 minuta, ku më pas shoqëruan në komisariat punonjësit me pranga në duar. Sipas qytetarit në biznes janë të punësuar 36 persona, 13 prej të cilëve kryefamiljarë, të siguruar e taksapagues të rregullt të cilët u morën me pranga në duar nga vendi i punës dhe u dërguan në komisariat.

Në vijim denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Joq! Ora 00:03 mendoni se esht nje kontroll rutine?! Me shum se 46 police 11 prej tyre me pistoleta ne duar, 3 prej tyre me kallashnikov te drejtuar drejtperdrejt nga stafi dhe klientet. Asnje mandat per kontrroll mbajn peng biznesin per 1 or e 10 minuta shoqerojn ne komisarjat punonjesit me pranga ne duar. Ne kte biznes jan te punsuar 36 persona 13 prej tyre kryfamiljar ,te gjith taksapagues te rregull dhe te siguruar ne organet perkatese meren me pranga ne duar nga vendi punes dergohen ne komisarjat! Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit