Dy vite pas pandemisë, këto janë vendet që kanë kufizime për turistët për shkak të COVID

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2022, 21:54

Pas dy vitesh kufizimesh të ashpra, udhëtimet në shumë vende të botës kanë nisur t'i rikthehen normalitetit. Gjatë muajve të fundit, 30 vende kanë hequr rregullat e mbetura të kufizimeve duke pritur turistë nga e gjithë bota.

Por disa vende kanë ende kufij të mbyllur madje edhe për udhëtarët e vaksinuar. Më poshtë lista e vendeve që kanë ende kufizime për personat e vaksinuar:

A. Vendet që kanë rregullat më të rrepta për udhëtarët e vaksinuar:

1.Kina

Kina po ndjek ende një politikë 'zero-COVID', kështu që të gjithë udhëtarët që vijnë përballen me 10 ditë karantinë hoteli me shpenzimet e tyre. Ata gjithashtu duhet të rezultojnë negativ në mbërritje. Aktualisht nuk lejohen turistët. Megjithatë, sipas një draft dokumenti politikash të publikuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Kinës në shtator, grupet turistike të organizuara nga agjencitë e udhëtimit mund të lejohen së shpejti.

2.Nauru

Të gjithë udhëtarët duhet të izolohen derisa një test PCR të japë një rezultat negativ. Nëse rezulton pozitiv, ata duhet të karantinohen për 14 ditë.

3.Turkmenistani

Të gjithë udhëtarët e huaj janë të ndaluar.

4.Korea e Veriut

Të gjithë udhëtarët e huaj janë të ndaluar edhe pse kjo vlen edhe para COVID.

B. Vendet ku kërkohet ende karantina për udhëtarët e vaksinuar që rezultojnë pozitivë?

Në disa vende, udhëtarët e vaksinuar duhet të qëndrojnë ende në karantinë por vetëm nëse rezultojnë pozitivë në një test të detyrueshëm për COVID të kryer pas mbërritjes.

1.Indonezia

2.Mianmar

3.Nepal (vetëm udhëtarëve simptomatikë u kërkohet testi)

4.Bangladeshi (vetëm udhëtarëve simptomatikë u kërkohet testi)

5.Iran (kërkohet testi para fluturimit)

6.Burundi

7.Kongo

8.Kamerun

9.Burkina Faso (Udhëtarët me një test pozitiv të COVID në momentin e mbërritjes duhet të karantinohen për 72 orë në një hotel me koston e tyre dhe të presin rezultatin e testit PCR. Udhëtarët që testojnë pozitivi në testin PCR duhet të karantinohen në objektet mjekësore.)

10.Mali (vetëm udhëtarëve simptomatikë u kërkohet testi)

11.Mauritania (10 ditë karantinë nëse rezulton pozitiv)

12.Venezuela

13.Tajvani

C.Vendet ku udhëtarët e pavaksinuar janë plotësisht të ndaluar:

1.Shtetet e Bashkuara

2.Kinë

3.Indonezia

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit