Ramës i ngel “leshi në gojë”, habit gjirokastritët me gjuhën vulgare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.10.2022, 19:05

Ditën e sotme kryeministri Rama ka qenë në Gjirokastër. Gjatë një fjalimi para shumë qytetarëve ai ka lënë pa fjalë pjesën e publikut që ende zotëron një farë standardi etik.

Rama u regjistrua duke përmendur fjalën “lesh” gjatë fjalimit të tij. Video natyrisht është e shkurtër dhe është e prerë duke mos dhënë të tërë panoramën e diskutimit, por bie në sy fjalori aspak etik dhe vulgar në komunikim ndaj audiencës.

Natyrisht fjala “lesh” në vetvete nuk është vulgare por përdorimi i saj i kombinuar me fjalët e tjera të përdorura nga Rama e ktheu diskutimin në jo-etik. Rama është regjistruar shprehimisht të ketë përdorur këto fjalë: “fakte: lesh, viktima: lesh, dëshmitarë: lesh”.

Natyrisht në një vend ku etika dhe komunikimi janë në nivelet më të ulëta mes njerëzve të thjeshtë, nuk është aspak çudi që ky fjalor të dëgjohet edhe nga goja e kryeministrit të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit