Qytetarët nga Kosova vijnë në Durrës, mashtruesi u kërkon para për parkimin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.10.2022, 21:35

Disa qytetarë nga Kosova kishin ardhur ditën e sotme për të realizuar një vizitë në qytetin e Durrësit. Por ata rezulton të jenë mashtruar nga një person në momentin që parkuan në një parkim publik. Personi në fjalë, sipas qytetarëve nga Kosova, hiqej sikur ishte punonjës i parkimit dhe u kërkoi 4 mijë lekë të vjetra për të parkuar 1 orë.

Madje ai u kërkoi edhe një kafe duke e bërë pagesën në total në pesë mijë lekë. Për fat të keq qytetarët nga Kosova mësuan vetëm në fund kur po largoheshin kur një qytetar që po merrte makinën u tregoi se parkimi në fakt ishte publik e pa pagesë.

Në vijim denoncimi:

Pershendetje redaksia e JOQ. Sot ishim ne Durres me nje minibus nga Kosova dhe po kerkonim vend per tu parkuar. Tek rrethrotullimi ne fillim te rruges Egnatia na doli para ky djalosh me nje çante ne brez dhe nje qafore qe dukej se kishte te varur nje karte identifikuese ne te dhe na tha se eshte punonjes i parkingut e na ftoi per t'u parkuar. Cmimi ishte 400 Leke te reja per nje ore. Pasi qe u parkuam kerkoi pagesen dhe tha se mund te qendrojme edhe me gjate per kete cmim, kerkoi edhe per kafe, ja paguam 500 leke, nuk kishte kupon fiskal dhe tha se eshte duke ikur per te mare nje paisje qe e kishte defekt. Pas nje ore kur u kthyem tek parkingu ai nuk ishte aty, nje qytetar i cili erdhi per te marre veturen e vet na tregoi se parkingu eshte publik dhe falas. Duke dalur nga parkingu e takuam personin qe na mashtroi duke e shoqeruar per ne parking viktimen e radhes. E ndaluam dhe i kerkuam kupon apo ndonje deshmi qe eshte punetor i parkingut qe ai e menaxhon. Tha une kujdesem qe ti sistemoj makinat dhe per kete duhet te me paguani se jam dhe njeri familjar. Leket nuk na i ktheu me arsyen se i kishte shpenzuar!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit