DAJTI PARK 2007 e Qefaliajve “kullufit” 1 miliardë lekë për ushqimin e Spitalit të Burgut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.10.2022, 21:28

Vëllezërit Qefalia vazhdojnë të “kullufisin” prej vitesh llokma të mëdha nga tenderat e organizuar nga institucionet e ndryshme shtetërore në vend. Ata janë përmendur shpesh herë në media në lidhje me tenderat e dyshimtë që kanë përfituar, e megjithatë askush nuk duket se e ka vënë “ujin në zjarr” për t’i hetuar.

Aq më pak SPAK që nuk dihet se me çfarë merret, duke patur parasysh numrin tepër të lartë e të përditshëm të denoncimeve ndaj tenderave të dyshimtë. Megjithatë duket se kompania DAJTI PARK 2007 e themeluar në fillim nga Kujtim Qefalia, kryetar i Komunës Dajt, ka përfituar përsëri një tjetër tender të majmë e njëkohësisht të dyshimtë.

Bëhet fjalë për një procedurë me numër reference REF-22583-03-18-2022. Objekti është: Loti 1 “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Qendrën Spitalore të Burgjeve”, me afat të marrëveshjes kuadër 36 muaj, dhe me fond limit 82,800,746 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Përtej shifrës së lartë, shikohet se të paktën dy kompani të tjera pjesëmarrëse kanë ofruar bindshëm vlera më të vogla se sa DAJTI PARK 2007. Mjafton të përmendet se diferenca mes vlerës fituese ofruar nga DAJTI PARK 2007 dhe vlerës më të ulët të ofruar nga një firmë tjetër, është gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Është lehtësisht e kuptueshme se kjo është një diferencë tepër e madhe, e megjithatë fituese është shpallur kompania e vëllezërve Qefalia për vlerën 81,906,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Përveçse sa më sipër shikohet se vlera fituese është ndërkohë thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 98.92%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit