Momenti kur ura që lidh Krimenë dhe Rusinë hidhet në erë, 3 të vdekur nga shpërthimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2022, 13:56

Tre persona janë vrarë në sulmin me bombë që ndodhi në urën që lidh Krimenë me Rusinë. Shpërthimi që shkaktoi shembjen e një pjese të urës u shkaktua nga një bombë në një kamion, thanë autoritetet ruse kundër terrorizmit.

Sipas tyre tre të vrarë ishin "pasagjerë të një makine që ishte pranë kamionit që shpërtheu". Pronari i kamionit që besohet se mbante bombën është identifikuar.

Ura është e vetmja që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014. Ura rrugore dhe hekurudhore ka qenë një lidhje e rëndësishme transporti për Rusinë për të dërguar pajisje ushtarake dhe përforcime për trupat që luftojnë në Ukrainë, pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij për të pushtuar vendin në shkurt.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr në një tren me karburant në seksionin hekurudhor të urës. Ndërkohë në foto e videot e postuara nga momenti i shpërthimit mund të shihet flaka e madhe dhe tymi që mbulon gjithë urën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit