Shpërthim i fuqishëm në urën që lidh Krimenë me Rusinë, u ndërtua nga Putin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2022, 10:56

Ura që lidh Rusinë me Krimenë, një nga projektet prestigjioze të Vladimir Putinit, është goditur nga një shpërthim i madh mëngjesin e sotëm. Në media raportohet se një tren me dy vagona u përfshi nga flakët në mënyrë të papritur dhe një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një pjesë të urës.

Shpërthimi, për të cilin dëshmitarët thanë se mund të dëgjohej milje larg, ndodhi para orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme ndërsa një tren po kalonte urën. Autoritetet ruse kanë njoftuar se shpërthimi ka ndodhur nga një makinë bombë në momentin kur shtatë cisternave të naftës që transportoheshin me tren për në Krime.

Ura, e cila u ndërtua me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe u përurua në vitin 2018, shërbente për transportin e pajisjeve ushtarake për ushtarët rusë që luftonin në Ukrainë, veçanërisht në jug, si dhe për transportimin e trupave atje.

Ura është shumë simbolike për Rusinë dhe një rrugë e rëndësishme logjistike furnizimi për forcat ruse në Krime dhe në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia.

Crimean Bridge Collapses! - YouTube

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit