Lumë miliardash nga Mirlinda e AKSHI-t në xhepat e “FASTECH” të lidhur me Ilir Beqajn

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.10.2022, 22:16

Ilir Beqaj duket se ka nxjerrë përsëri kokën nga vendi ku ishte fshehur pas thërritjes së para pak kohëve nga SPAK. Si duket kjo thirrje ishte thjesht një shafqje dhe tashmë ish-ministri i shëndetësisë i ka hyrë përsëri lojës së tenderave multi-miliardëshe.

Edhe pse me letra Beqaj nuk figuron pronar i kompanisë FASTECH, në media është përmendur gjerësisht se në fakt pas kësaj kompanie qëndron vetë ai. Dhe natyrisht për të shpërndarë paratë e popullit në duart e miqve të partisë, del në skenë Mirlinda e AKSHI-t e cila nëpërmjet institucionit të saj ka shpërndara miliarda të pafundme në tendera të dyshimtë.

Mjafton të përmendim shifrat e frikshme të shpenzuara për mirëmbajtje apo për siguri kibernetike, të cilat u hodhën në kosh nga disa hackera iranianë. Megjithatë Mirlinda duket se e bën fare mirë punën e saj të vërtetë: të furnizojë me para Beqajn me shokë.

Rasti më i fundit është ai që ka të bëjë me një tender që mban numrin e referencës REF-38290-08-10-2022 dhe ka si objekt “Sistemi i hartës digjitale për hapësirat publike të mbuluara me kamera sigurie në rang vendi – për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

Fondi limit është 99,965,600 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar pasi në tender kanë marrë pjesë vetëm dy garues. Nga këto fituese është shpallur firma FASTECH me ofertë 91,968,343 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse bëjmë një krahasim midis kësaj oferte dhe fondit limit të tenderit, shikojmë se janë thuajse të njëjta. Më konkretisht oferta fituese rezulton të jetë sa 92% e fondit limit, duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit