Luan Kapri fiton tenderin për pastrimin e Spitalit të Traumës, “mbush xhepat” me 1.4 miliardë   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.10.2022, 21:59

Luan Kapri është një emër tepër i dëgjuar përsa i pëket fitimit të tenderave. Ai është kushëriri i Eduard kaprit, ish-krybashiakut demokrat të Pogradecit. Me firmën e tij “REJ”, Luan kapri ka marrë një numër të konsiderueshëm tenderash me vlera të larta.

Duket se ky është një ndër shembujt më të mirë të ilustrimit të faktit se kur në mes janë paratë, PD dhe PS bashkëpunojnë më së miri së bashku. Themi kështu pasi një pjesë të madhe të tenderave firma ‘REJ” e ka marrë nga pushteti vendor që drejtohet nga socialistët.

Në rastin konkret Luan kapri ka mbushur “portofolin” e tij të tenderave me 1.4 miliardë lekë të vjetra për pastrimin e Spitalit të Traumës, apo i njohur në popull si ish-spitali ushtarak në Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF- 19625-02-14-2022. Objekti i tij është “Shërbim pastrimi për Spitalin Universitar të Traumës”, me fond limit 137,991,275 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke parë dokumentat e tenderit, shikohet se në të kanë marrë pjesë 5 firma, ku fituese është shpallur firma REJ e Luan Kaprit për ofertën 113,365,021 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por rezulton se kjo firmë nuk ka dhënë ofertën më të ulët.

Ka qenë një tjetër pjesëmarrës që ka ofruar gati 80 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa firma e Luan Kaprit, e megjithatë nuk është marrë në konsideratë. Nga ana tjetër firma REJ rezulton të ketë dhënë një ofertë sa 82% e fondit limit. Të gjitha sa më sipër bëjnë të lindin dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit