Veliaj do i japë 18 MILIARD Lekë nga taksat e popullit biznesmenit që do ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.10.2022, 14:18

Shembja e Teatrit Kombëtar solli një trishtim të thellë tek populli shqiptar, pasi bashkëpunimi opozitë-qeveri e prishi atë në orët e para të mëngjesit, skuthërisht kur të gjithë ishin në gjumë.

Ditën e djeshme Erion Veliaj hapi garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri. Projekti i tij është ideuar në formën e një fjongoje dhe loti i parë i tenderit do u kushtojë xhepave të qytetarëve 18 MILIARD LEKË.

Kjo është shuma që do dalë nga Buxheti i Bashkisë për të ndërtuar Teatrin e ri në vendin ku u prish i vjetri dhe i fshiu identitetin historik qytetit.

Në lidhje me këtë, Veliaj foli dy fjalë dje në hapjen e garës për biznesmenin që do marrë përsipër ndërtimin duke i bërë thirrje të gjithëve të mos bëhen patetikë për nostalgjira të pavenda. Kryebashkiaku tha se do ndërtohej një Teatër për “jabanxhinjtë”.

“Le të mos bëhemi patetikë për nostalgjira pa vend, se po të ishin të tillë, nuk do e lejonin që, këtu ku jemi sot, të rrotullohej ruleta e Bingos së teatrit. Po të ishte që na dhimbsej, nuk do kishim lejuar kurrë bingon”, u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit